• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU TRE VETË DUKE NGRËNË BUKË/ Fqinjët tregojnë se ç’ndodhi me familjen e autorit të masakrës
Home
Breaking News

VRAU TRE VETË DUKE NGRËNË BUKË/ Fqinjët tregojnë se ç’ndodhi me familjen e autorit të masakrës

4 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familja e Kujtim Koxhës, autorit të masakrës në Shëlli, ku mbetën të vrarë tre persona e një tjetër u plagos, janë larguar nga fshati.

Aktualisht, në banesë qëndronte vetëm bashkëshortja dhe një motër e Koxhës, ndërsa fëmijët e tyre ndodhen jashtë Shqipërisë.

Dy vëllezërit vazhdojnë të banojnë në fshatin e Njësisë Administrative Macukull, por frika e gjakmarrjes është evidente.

Për disa ditë me radhë në shtëpinë e 54-vjeçarit Koxha, Policia ka organizuar shërbimet e saj për të shmangur çdo ngjarje të mundshme hakmarrjeje.

Banorë të fshatit thanë se Vjollca Koxha, fillimisht, shiti bagëtitë dhe sendet e tjera dhe pastaj e shoqëruar nga Policia udhëtoi drejt Tiranës, atje ku familja Koxha ka një banesë të ndërtuar vitet e fundit.

“Ishte e pamundur që familja Koxha të qëndronte më tej në fshat. Kujtimi ka vrarë tre veta duke ngrënë bukë, në mes të ditës, në qendër të fshatit. As Policia nuk mund të qëndronte me muaj pranë kësaj familje. Vjollca shiti delet, lopët, kafshët e barrës dhe iku në Tiranë. Mjeti me të cilin ajo mori çfarë i duhej bëri dy rrugë. Me siguri, frika nga hakmarrja bëri që ajo ta lërë vendlindjen e burrit të saj pas afro 30 vitesh”, thanë banorë të fshatit.

Në Shëlli vazhdojnë të qëndrojnë ende dy vëllezër të Kujtim Koxhës, por ata, sipas banorëve të këtushëm, duhet të transferohen. Argumentet janë se kanuni vepron edhe për vëllezërit e autorit.

“Edhe vëllezërit e Kujtimit duhet të ikin nga Shëlliu. Ai ka kryer një krim shumë të rëndë dhe një farë barre bie edhe mbi ata. Familjarët e tri viktimave kanë hall të madh dhe ata një ditë mund të hakmerren edhe mbi vëllezërit e Kujtimit. Në Veri Kanuni ka zënë vend dhe gjithçka mund të ndodhë”, pohuan banorët e Shëlliut. Autori kryesor i dyshuar për masakrën nuk ka pranuar të flasë para Gjykatës.

Ai ka shprehur pendesë dhe para pak ditësh ka tentuar të vetëvritet në ambientet e Burgut të Sigurisë së Lartë Burrel. Pavarësisht se bashkëshortja e Koxhës deklaroi për “Panorama” se nuk do ta braktiste të shoqin pas kësaj ngjarjeje, në fakt nuk rezulton që ajo apo fëmijët e saj të kenë shkuar për ta vizituar atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË PALERMO/ Lumi del nga shtrati, 10 të vdekur nga një familje, mes tyre edhe fëmijë
Previous article MESAZHET PRIVATE/ 81,000 llogari në Facebook nxirren në shitje

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit

"JAM POLIC"/ 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë Aktualitet

"JAM POLIC"/ 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT