• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU TË MOSHUARIN DHE E HODHI…/ Dënohet me 20 vite burg autori. Si ndodhi krimi shtatë vite më parë
Home
Breaking News

VRAU TË MOSHUARIN DHE E HODHI…/ Dënohet me 20 vite burg autori. Si ndodhi krimi shtatë vite më parë

26 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 7 vite pas një ngjarjeje të rëndë në Fier, ku u vra një 82-vjeçar, Gjykata e Shkallës së Parë atje ka dënuar autorin e krimit.

Skënder Krasniqi, 44 vjeç, u dënua me 20 vite burg si autor i vrasjes së të moshuarit Novruz Likometaj. Viktima u gjet në një kazan plehrash më 21 nëntor të vitit 2015, ndërsa në trupin e tij kishte goditje me mjete të mprehta.

KRIMI

Novruz Likometaj u gjet i pajetë pasditen e 21 nëntorit të vitit 2015 në lagjen “11 shkurti” të qytetit të Fierit. I mbështjellë me çarçaf të bardhë, ai u gjet i vdekur brenda një koshi mbeturinash rreth 300 metra larg shtëpisë së tij. Sipas Policisë, Likometaj është qëlluar në trup me sende të forta dhe mjete të mprehta, çka i kanë shkaktuar atij vdekjen. Pas krimit, autori e ka hedhur atë në kosh me idenë se mjetet pastruese të bashkisë do ta merrnin dhe do ta çonin në vendgrumbullimin e mbeturinave dhe në këtë mënyrë, do të humbnin gjurmët.

Kufoma u zbulua nga pjesëtarë të komunitetit rom që mblidhnin kanoçe në kazanë, të cilët lajmëruan më pas Policinë. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Policia arrestoi si autor të dyshuar Skënder Krasniqin, asokohe 37 vjeç. Policia e konsideronte krimin për motive të dobëta, ndërsa vetë nëna e autorit tanimë të dënuar nga drejtësia, deklaronte se i moshuari e ngacmonte atë në rrugë, por mohonte që krimin ta kishte kryer djali i saj.

Pavarësisht se në moshë të thyer, 82-vjeçari kishte nxjerrë lajmërim në gazetë ku kërkonte grua. Pas arrestimit, Gjykata e Fierit e liroi nga qelitë 37-vjeçarin për shkak të mungesës së provave. Pesë vite më vonë, Krasniqi u arrestua sërish si autor i krimit, arrestim i cili u krye me urdhër të Gjykatës së Fierit, duke u akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”.

Skënder Krasniqi ka qenë fqinji i tij dhe mendohet se motivi i vrasjes ka qenë ngacmimi që i moshuari i ka bërë nënës së autorit. Skënder Krasniqi ka pretenduar për pafajësi gjatë gjithë procesit gjyqësor. Po kështu, edhe nëna e tij ka kërkuar që djali i saj të lirohet pasi thotë se nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e të moshuarit. Novruz Likometaj ishte kreu i Sindikatës së Transportit në Fier, ndërsa fëmijët e tij drejtonin një agjenci udhëtimi ShqipëriGreqi dhe anasjelltas.

NGACMIMI

Roza Krasniqi, 71 vjeçe në atë kohë, deklaronte se i moshuari i kishte hedhur llafe në rrugë dhe se për këtë, i kishte treguar të birit. “Para disa kohësh, ky i moshuar më kishte hedhur disa llafe në rrugë, aty ku unë rrija e shisja banane. Por unë e di që djali nuk do të merrej kurrë me këtë punë. Ishte muhabet kot, pa ndonjë rëndësi”, thoshte gruaja, e cila shiste banane në lagje bashkë me djalin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "T'I JEPET NJË PJESË E UKRAINËS"/ Zelensky dënon idenë e Kissinger për negociata me Rusinë si të vitit 1938
Previous article PAMJET NGA "AIR ALBANIA"/ Roma kurorëzon suksesin në finalen e Tiranës, momenti kur kapiteni Pelegrini ngre trofeun

s.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT