• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU SHQIPTAREN NË ITALI DHE ELEMINOI DËSHMITARIN/ Policia identifikon autorin 32-vjeçar
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU SHQIPTAREN NË ITALI DHE ELEMINOI DËSHMITARIN/ Policia identifikon autorin 32-vjeçar

8 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar Deniele Bedinin, 32 vjeç si të dyshuar  për vrasjen e 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri.

Mediat italiane bëjnë me dije se 32-vjeçari është me precedent penalë në fushën e vjedhjes.

Ai është artizan nga Massa dhe jeton në zonën e Aullës.
Prej mëngjesit të djeshëm ai është hetuar zyrtarisht për vdekjen e Neliva Pjetrit, trupi i pajetë i së cilës u gjet në orët e para të mëngjesit të së dielës buzë përroit  Parmignola në Marinella di Sarzana.

Hetuesit e kanë gjurmuar nga kamerat e sigurisë.

Për momentin këto janë vetëm dyshim, shkruan La Reppublicaa.

Mbrojtja

Bedini u mor në pyetje për një kohë të gjatë në kazermën e Armës. Avokati i tij Rinaldo Reboa shpjegoi se klienti i tij e deklaroi veten “plotësisht të palidhur me faktet” dhe shtoi: “Elementi i vetëm që i shtyu hetuesit të ndalonin klientin tim është raporti i vjedhjes së armës në pronësi të Daniele Bedinit”.

Të dyshuarit

Por hetuesit mendojnë se ai mund të ketë vrarë edhe transeksualin, trupi i pajetë i të cilit u gjet dje, jo shumë larg vendit ku ishte trupi i Nevilës.

Sipas burimeve, dyshohet se 32-vjeçari ek a vrarë transeksualin pasi ky i fundit mund ta ketë parë duke ngarkuar trupin e pajetë të Nevilës në makinë.

Hetuesit thonë se kudnër tij janë mbledhur prova shumë serioze.

Trupi i pajetë i Nevilës u gjet në natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar. Dje u gjet trupi i një transeksuali.

Quhej Carlo Bertolotti, ishte parukier, 43 vjeç dhe sipas informacioneve të para që vijnë nga hetuesit, do të ishte vrarë në mënyrë të ngjashme me ato të përdorura për të vrarë Nevilën, shqiptaren e gjetur të vdekur në bregun e përroi Parmigliola, rreth 3 km nga vendi ku u gjet trupi i Bertolottit. Sërish, por do ta vërtetojë autopsia, viktima është vrarë me pistoletë të kalibrit të vogël pasi është rrahur.

 Autopsia e Nevila Pjetrit

Vajza shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë. Mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi rezultatin e autopsisë. Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër.

Ndërkohë, “në lidhje me ngjarjet e rënda të ndodhura në Sarzanë”, për të cilat po vijojnë hetimet nga organet gjyqësore, “për forcimin e masave parandaluese në zonë”, prefekti i La Spezias ka bërë thirrje që sot, në Sarzana në orën 11:30, të mblidhet një seancë e jashtëzakonshme e Komitetit Krahinor për Rendin dhe Sigurinë Publike, në të cilën janë të ftuar të gjithë kryetarët e komunave të Val di Magra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOLI NË LOKALIN E NOIZYT/ Flet fqinji: Dëgjuam shpërthim të fortë, na u thyen xhamat e mjeteve
Previous article VRANËSIRA DHE RREBESHE/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT