Vrasja e Mehmet Qemës, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.
Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse ëhstë përdorur apo jo në krime të tjera.
Ndërkohë që 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes. Laboratori i monedhave digitale, kriptomonedha gjetur pas krimit rezulton se ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin.
Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë patur dijeni.


