• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU NIKOLIN NIKËN NË ITALI/ 62-vjeçari shqiptar mbetet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU NIKOLIN NIKËN NË ITALI/ 62-vjeçari shqiptar mbetet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi

28 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja tragjike e 42 vjeçarit Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve me origjinë nga Shkodra, më 24 nëntori në Bettola, Itali.

I dyshuari për krimin, 62 vjeçari Albert Habipaj u arrestua nga autoritetet pak pas ngjarjes, por pretendon se ka vepruar për vetëmbrojtje.

Incidenti nisi brenda një lokali dhe përfundoi jashtë tij, ku Nika u godit me një mjet të mprehtë në qafë. Policia ende nuk ka gjetur armën e krimit, e cila mund të jetë një kaçavidë, thikë apo çelës. Autopsia ka treguar se viktima ka marrë tre goditje në fyt dhe ka humbur jetën nga gjakderdhja e rëndë.

Gjatë paraqitjes në gjykatë, Habipaj, i mbështetur nga avokatja Nicoletta Cozzi, mohoi që të kishte pasur qëllim vrasjen, duke thënë se u përpoq të mbrohej nga një sulm i papritur gjatë një debati personal. Ai pohoi gjithashtu se nuk e kishte kuptuar seriozitetin e plagëve të Nikës dhe për këtë arsye ishte larguar nga vendngjarja.

“Mbrojta veten, ai më sulmoi,” ka deklaruar autori në gjykatë.

Gjykata vendosi ta mbajë 62-vjeçarin në burg, duke e cilësuar çështjen si vrasje me dashje, ndërkohë që hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI I FABRIKËS SË LËNDËVE PLASËSE/ Ndërroi jetë shqiptari 18-vjeçar dhe binjaket, bie në pranga autori i dyshuar
Previous article DITA E PAVARËSISË/ Kryebashkiaku i New York-ut bën shqiponjën me duar dhe ngre flamurin ‘kuq e zi’ (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT