Personi që shihni në foto është i shpallur në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes në Kavajë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Habib Rexha.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera dyshohet se Habib Rexha është autori i vrasjes së Arjan Gosës mesditën e sotme.
Uniformat blu kanë ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarje dhe ka vendosur shpërblimin 10.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.
Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


