Një virus i ri Ebola është gjetur në Sierra Leone, dy vjet pas përfundimit të një shpërthimi që vrau mbi 11,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.
Nuk dihet ende nëse virusi që bartet nga speciet e reja të Bombalit, për të cilin kërkuesit thonë që mund të shpërndahet edhe tek njerëzit, mund të zhvillohet për t’u kthyer në sëmundjen e Ebola-s.
Amara Jambai, ministre e lartë e shëndetësisë tha për AFP:
Deri më tani nuk dihet akoma se virusi i Ebolas gjetur në Bombali është transmetuar tek njerëzit ose nëse shkakton sëmundje tek njerëzit, por ka potencial të infektojë qelizat e njeriut
Ndër të tjera, Jambai shtoi se kjo është faza e hershme e gjetjeve duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë ndërsa pritet të bëhen hulumtime më të gjera.