Zbardhet dëshmia e Erdet Çapokut, i cili masakroi nusen e vëllait ditën e sotme në Paskuqan.
Në gjendje të rënduar psikologjike, Çapoku ka pranuar vrasjen e 35-vjeçares Enkeleda Çapoku duke thënë se është penduar për krimin e kryer.
“Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunatën kam pasur mosmarreveshje gjithmonë. Ajo nuk me respektonte dhe nuk më dëgjonte. Pasi u përlesha me të e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëririt në Laprakë derisa erdhi policia”, tha ai.


