• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU KAMARIERIN PËR NJË REZERVIM/ Erjon Llapushi me precedent të mëparshëm penalë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU KAMARIERIN PËR NJË REZERVIM/ Erjon Llapushi me precedent të mëparshëm penalë

7 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Erjon Llapushi, autor i vrasjes së kamarierit Gazment Kurmaku, rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Dy vite më parë, Llapushi, së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor. Shqiptarja.com risjell skemën sesi të dy nëpërmjet kanosjes synonin të bëheshin aksionerë në një kompani.

Fraholli e Llapushi synonin t’i merrnin pasurinë me dhunë dhe presion psikologjik dy biznesmenëve në Pogradec. Përgjatë dy muajve hetime u provua se Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi, nëpërmjet formave të ndryshme kishin mundur t’i marrin 17 për qind të aksioneve një kompanie private që ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë.

Sipas hetimeve të prokurorisë aksionet pasi janë marrë janë shitur tek një person tjetër. Mirëpo pas futjes me dhunë në këtë kompani të dy kanë nisur përpjekjet për tu futur aksionerë në një kompani tjetër private në Pogradec, por që nuk kanë mundur ta mbyllin me sukses këtë “operacion”, për shkak edhe të ndërhyrjes së policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë bërë arrestimin e dy të rinjve nga Pogradeci Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi.

Denoncimin në Polici e kanë bërë fillimisht 2 vëllezër, të cilët ishin kërcënuar nga Llapushi dhe Fraholli, në mënyrë që t’i jepnin aksione në bizneset e tyre.

Por, pas këtij denoncimi dhe hetimeve të kryera, sipas Prokurorisë, rasti nuk ishte i vetëm, por kërcënime kishin marrë edhe disa persona të tjerë. Veprimtaria kriminale, për të cilën dy të rinjtë akuzohen, dyshohet se ka filluar në maj të vitit 2018 dhe në vijim, ku dy të akuzuarit dyshohet se kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes dhe dhunës, disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve, ngjarje të ndodhura në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”. Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Mbappe, sulmuesi Benzema ndëshkon Belgjikën (VIDEO)
Previous article "TË DHËNAT E EKONOMISË MË MIRË SE PRITEJ"/ Kadia: Çmimi i bukës u rrit prej thatësirës në Rusi

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT