Të pikëlluar dhe te shokuar nga ngjarja e rende, prindërit e moshuar të Çlirim Shahollit, i cili vrau gruan e tij, Ardiana Shahollin kane thene se e kane bere lanet te birin.
Teksa varferia ne shtepine e tyre eshte ulur kembekryq, tani halli i madh i tyre eshte se si do t’i ushqejnë 6 fëmijët e çiftit.
“E kemi bere lanet djalin, nuk e mbeshtesim. Femijet do qendrojne me ne, do bejme si do bejme, do hame pensionin tone. Djali të vuajë për atë që beri. Ne kemi pensione minimale. Kishin mbi 1 vit që kishin sherre, djali here pas here pinte. Shtëpinë e kane të rrënuar. 3 fëmijët e vegjël i ka marrë një shoqate. Gruaja ishte e mire, punonte. Ata të dy kanë patur sherre me njëri-tjetrin, por nuk e mendonim qe do arrinte deri këtu. Nuk ia falim djalit këtë që beri, la fëmijët pa nënë”, tha babai i Clirimit.
“Jemi familje e varfer. Ngjarjen e morem vesh nga Korca, isha bashke me bashkeshorten time, tre prej femijeve ndodheshin ne kamp ne Golem i kishte strehuar nje shoqate, dy te medhenjte ishin ne pune. Ardjanen e gjeti vajza te shtrire kur erdhi nga puna. Clirimi ishte larguar nga shtepia”, tha babai.



