Gjykata për Krime të Rënda caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Alket Arapajn, gardistin qe disa ditë më parë dyshohet se vrau bashkëshorten e tij.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorisë për shkak të sekretit hetimor dhe mos cenimit të marrëdhënieve familjare. Mësohet se Arapaj nuk ka folur në seancë, ndërsa më herët ka shprehur pendesë për krimin e kryer.


