• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU GRUAN DHE VETEN/ U jepet lamtumira çiftit në Librazhd. Fëmijët në gjendje të rënduar psikologjike
Home
Breaking News

VRAU GRUAN DHE VETEN/ U jepet lamtumira çiftit në Librazhd. Fëmijët në gjendje të rënduar psikologjike

7 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë përcjellë pasditen e sotme për në banesën e fundit çifti Daut dhe Lule Gjokola.

Ngjarja e rëndë tronditi Librazhdin dhe vendin tonë, një ditë më parë.

Të afërm, familjarë dhe miq të familjes, i kanë dhënë lamtumirën Daut dhe Lule Gjokolës, ndërkohë në ceremoni, ndonëse në gjendje të rënduar psikologjike morën pjesë edhe dy fëmijët, vajza e çiftit, studente në Tiranë, e shoqëruar nga ambulanca dhe të afërmit e saj.

Djali i vetëm i familjes, i cili ndodhej në banesë dhe është dëshmitari i vetëm i tragjedisë familjare është sjellë paradite në Tiranë për trajtim në gjendje të rëndë psikologjike, por pasdite u kthye dhe mori pjesë në ceremoninë mortore të prindërve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme.

53-vjeçari Daut Gjokola vrau me thikë bashkëshorten, Lulen, duke e qëlluar disa herë. Pas krimit ai u hodh nga kati i shtatë i pallatit, në qendër të qytetit të Librazhdit.

Daut Gjokola besohet se pati një debat të ashpër me bashkëshorten, kur edhe ndodhi ngjarja. Debati dyshohet të ketë pasur lidhje mbi pasurinë e tyre, pasi çifti kishte edhe një biznes në qytet.

Pasi e kishte goditur disa herë me thikë, ai mësohet se ka pritur në ballkon derisa sa ka ardhur ambulanca dhe policia, kur edhe në gjendje të rëndë psikologjike u hodh duke përfunduar në oborrin e jashtëm të një lokali, ku edhe vdiq në vend, ngjarje që tronditi të pranishmit.

Më herët çifti nuk kishte shfaqur probleme, derisa ndodhja ngjarja e rëndë. Ata ishin parë të shëtisnin normalisht si çdo mbrëmje, edhe pak momente para ngjarjes, ashtu si edhe  shumica e qytetarëve në shetitoren e këtij qyteti. Motive të tjera, përveç momentit depresiv të çastit nga ana e bashkëshortit kur ndodhi ngjarja, mbeten të paqarta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRIUMFON NDAJ DUSTIN POIRIER/ I pamposhturi Khabib mbron titullin e kampion të UFC-së
Previous article EURO 2020/ Kombëtarja mposhtet me "POKER" nga kampionët e botës

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT