• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRAU GEORGE FLOYD/ Dënohet me 22 vite burg ish polici
Home
Nderkombetare

VRAU GEORGE FLOYD/ Dënohet me 22 vite burg ish polici

25 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-polici që vrau George Floyd, duke e mbytur me gjunjë në momentin e arrestimit u dënua me 22.5 vite burg.

Vendimi ndaj Derek Chauvin është dhënë nga gjykatësi Peter Cahilll në Minesota. Cahill tha se 22 vite burg ishin për krimin e kryer dhe gjashtë muajt e tjerë për mizorinë me të cilën u krye ky krim.

Para se të jepte vendimin, gjykatësi bëri një përshkrim të shkurtër arsyetues të vendimit të marrë.

Arsyetimi i plotë i vendimit është me 22 faqe. Kjo çështje, tha gjyqtari, është një analizë ligjore që nuk bazohet te emocionet, apo simpatia.

“Megjithatë, jam në dijeni të dhimbjes brenda dhe jashtë kësaj salle. Dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por më së shumti ne duhet të mirëkuptojmë dhimbjen e familjes së Floyd”, deklaroi gjyqtari.

Prokurorët kërkuan 30 vite burg për Chauvin, autori i vrasjes së Floyd para kamerave amatore gjatë momentit të arrestimit. Sipas prokurorisë, ish-polici u njoftua disa herë se Floyd nuk po merrte dot frymë, por pavarësisht kësaj e mbajti gjurin me peshën e të gjithë trupit të tij në qafën e të ndjerit për rreth 9 minuta.

Vdekja e George Floyd u vra më 25 maj të 2020 dhe pasoi një valë të pazakontë protestash edhe të dhunshme në SHBA me sloganin “Black Lives Matter”. Këto protesta frymëzuan nisjen e një fushate globale kundër racizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULJE TEMPERATURASH ME 2 GRADË/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Previous article COVID-19/ Njihuni me vendin e parë europian që do të heqë të gjitha kufizimet

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT