Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së 32-vjecarit Emiljano Boçi si dhe plagosjes së shokut të tij Melvin Disha në Tiranë në 16 janar 207.
Gjate kësaj kohe, ai ka jetuar në një banesë me qira në zonën e ‘21 dhjetorit’. Gjatë këtyre muajve mësohet se ai ka dalë ilegalisht nga Shqipëria ne Kosovë dhe në Greqi.
30-vejcari u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë tek kufiri i gjelbër, ndërsa nuk kishte asnjë send të paligjshëm. Policia i sekuestroi 2 telefona të cilëve po u kryhet ekspertiza.
I arrestuari nuk ka pranuar akuzën para policisë dhe ka thënë se: ‘Nuk kam lidhje me ngjarjen’. Ai ka kërkuar avokat dhe nuk ka pranuar të pyetet me tepër, raporton Balkanweb.
Policia dyshon se i riu është vrasës me pagesë dhe po heton për disa ngjarje kriminale.


