• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrau burrin dhe vjehrrën e dashnores nga xhelozia, gruaja “e fal” Kasëmin, i dërgon në gjyq…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vrau burrin dhe vjehrrën e dashnores nga xhelozia, gruaja “e fal” Kasëmin, i dërgon në gjyq…

4 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Vlorës la dje në burg Kasëm Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, të akuzuar për vrasjen dhe më pas djegien më 21 janar të këtij viti të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir.

“E prekur” nga humbja e të shoqit dhe vjehrrës së saj, Hysnia në shenjë zie ishte e veshur e gjitha me të zeza, teksa doli para trupit gjykues. Ata u akuzuan për veprat penale “Bashkëpunim në vrasje” dhe “Moskallëzim krimi”. Pas ballafaqimit me provat e Prokurorisë, është dhënë edhe vendimi për arrest në burg, ndërkohë që më pas Gjykata ka shprehur dhe moskompetencë për çështjen, duke ia kaluar tashmë Krimeve të Rënda në Tiranë. Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi janë sjellë të veçuar në Gjykatë, ndërsa seanca është zhvilluar e përbashkët.

Kunata ndjek seancën e 26-vjeçarit

Pavarësisht krimit të rëndë e tradhtisë, duket se bashkëshortja e Kasëm Pirjasit e ka falur atë. Ajo nuk ishte e pranishme dje në seancën gjyqësore, por është parë motra e saj, e cila ka ndjekur procesin në Gjykatë, si një shenjë kjo mbështetjeje për 26-vjeçarin.

Ndërkaq, në lidhje me fëmijën e mitur të Hoxhallarit, sipas avokatit të saj, mund të kërkohet kujdestaria e fëmijës nga familjarët e Hysnies. Por kjo, sipas tij, mbetet për t’u parë në vijim, edhe si do të shkojnë hetimet dhe çfarë dënimi do të marrë 32-vjeçarja.

“Jemi në hapat e para të gjykimit, por fëmija aktualisht është nën kujdesin e të afërmve”, u shpreh avokati. Mësohet se Kasëm Pirjasi rrezikon nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Avokati: Kasëmi kërcënoi Hysnien

Ndonëse askush nuk u paraqit nga familjarët e Hysnie Hoxhallarit në seancën e djeshme, dikush prej tyre ishte kujdesur për t’i gjetur asaj një avokat.

Sokol Zotaj, mbrojtësi ligjor i 32- vjeçares u shpreh dje se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për implikimin e saj në vrasje.

“Gruaja ka qenë në banesën ngjitur, me atë ku ndodhi krimi, dhe menjëherë pasi ka kryer atë, Kasëmi ka shkuar dhe i ka thënë se e mbylli, pra, e përfundoi për shkak të xhelozisë se nuk mund ta takonte dot Hysnien për shkak se burri ishte kthyer nga Greqia. Nuk e kallëzoi krimin, sepse ajo pretendon se ndihej e kërcënuar, pasi Kasëmi i tha se nëse do të tregonte, do ta vriste atë dhe djalin. Por, dhe për shkak se jetojmë në Shqipëri dhe një lidhje jashtëmartesore paragjykohet nga opinioni publik. Sipas asaj që thuhet dhe dyshohet, është një lidhje disavjeçare, tre vjet mes tyre”, deklaroi avokati.

Sipas tij, ajo në Gjykatë i është përmbajtur asaj çka ka deklaruar në Polici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Natë romantike për Bleron dhe Afronën (Foto)
Previous article Dua Lipa iu thotë mirëmëngjes nga Australia (Foto)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT