• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU BABANË E DAN HUTRËS/ Flet autori i krimit: E kam kryer dënimin, shteti të më sigurojë familjen
Home
Breaking News

VRAU BABANË E DAN HUTRËS/ Flet autori i krimit: E kam kryer dënimin, shteti të më sigurojë familjen

6 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autori i vrasjes së babait të Dan Hutrës, ka folur në lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur” në News 24.

Ai është shprehur se e ka kryer dënimin në lidhje me këtë akt të rëndë dhe më pas është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes. Më tej ai kërkoi mbrojtje për familjarët e tij. Ai mohoi të ketë lidhje me Rrahman Selën, të cilin Hutra e akuzon se i ka dhënë armën për të vrarë babanë e tij.

“Dëgjoni dy fjalë mirë nga unë. Unë Rrahman Selën nuk e njoh kush është dhe nuk kam pasur të bëj me të. Rrahman Selën nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të. Nuk e ndjej veten mirë. Këto janë ngjarje të rënda. Unë një pyetje do të bëj.

Nëse ai person do të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. I bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen që të mos ndodhë një masakër. Shteti të marrë familjen në mbrojtje. Për gjërat e tjera i sqaron drejtësia. Nuk jam në gjendje të mirë.

Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Unë i bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen se është në rrezik atje. Dhimbje e madhe sikur isha duke parë gjithë familjen time para syve. Unë jam i larguar nga atje.

Edhe pasi ka ndodhur kjo ngjarje jam detyruar të iki nga ky vend në një vend tjetër. Po të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. Ai kërkon me vrarë një njeri atje. Verdiktin e ka dhënë shteti. E kam bërë dënimin. Tani kam halle të tjera si me shpëtuar kokën dhe me mbrojtur familjen”, deklaroi ai.

Edhe Rrahman Sela u shpreh se nuk ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur disa vite më parë.

“As jam interesuar për të. Një gjë që nuk më takon. Më vjen keq për ato viktima. Shteti dhe drejtësia i di këto gjëra. Kanë ardhur në shtëpinë time dhe nuk kanë gjetur as gëzhojë dhe as një send”, u shpreh Sela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KANUNI S'MUND TË PËRDORET PAS 6 SHEKUJSH"/ Eksperti: Zbehja e fenomenit të gjakmarrjes, rriti krimin në familje...
Previous article TRITOL ZYRAVE TË OSHEE/ Nuk dihen ende motivet, asnjë i shoqëruar

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT