• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU 7 VJEÇAREN NË HIMARË/ Kush është prokurorja që po heton Arjan Tasen
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU 7 VJEÇAREN NË HIMARË/ Kush është prokurorja që po heton Arjan Tasen

5 August, 2022 bora.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e ndodhur në dy gushtë në plazhin e Potamit në Himarë, ku mbeti e vdekur 7-vjeçarja Jonada Avdia, pasi u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri, ku për këtë ngjarje qytetarët u organizuan dhe zhvilluan një protestë ditën e enjte.

Personi i cili shkaktoi tragjedinë, Arjan Tase ishte funksionar policie, ku detyra e tij e fundit është ajo e Komisarit të Policimit në Komunitet në qytetin e Elbasanit.

Prandaj për të reaguar për këtë ngjarje pas Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, ishte dhe detyra e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore, reagim i cili erdhi vetëm 24 orë pas ngjarjes.

Në reagimin e AMP tragjedia cilësohej si “vrasje padashje” gjë që lehtësonte masën ndaj oficerit të policisë Arjan Tase, pasi me këtë akuzë ai mund të dënohej nga gjobë deri në 5 vite burg.

Madje AMP shkruante se ngjarja ndodhi 15 metra larg bregut të detit, por duke patur parasysh moshën e Jonada Avdisë, duket e pamundur që një vajzë 7-vjeçare të notojë në 15 largësi nga bregu i detit, kur bëhet fjalë për një plazh si Potami, ku thellësia fillon sapo futesh në ujë.

Por ndryshe nga AMP, prokurorja që ka marrë çështjen në dorë, Eranda Laze, duke u bazuar në provat dhe dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes e ka cilësuar si “Vrasje të kryer në formën e dashjes inderekte”, për të cilën duke iu referuar kodit penal dënohesh nga 10 deri në 20 vite burg.

Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Abc, Ermal Vija, prokurorja Eranda Laze i ka kërkuar gjykatës që të japë masën e arrestit për oficerin Arjan Tase, si dhe ta cilësojë të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO RIKTHEHET NË EKRAN PAS LINDJES? Dojna Mema zbulon planet (FOTOT)
Previous article INCENERATORËT/ Kreu i SPAK: Hetimet vazhdojnë, kushdo që ka shkelur ligjin do përgjigjet!

bora.autor

Postime të ngjashme

GRABITET I RIU NË TIRANË/ “Të fortët” me pistoletë i marrin edhe biçikletën Aktualitet

GRABITET I RIU NË TIRANË/ “Të fortët” me pistoletë i marrin edhe biçikletën

MAKINA PËRPLAS DY FËMIJËT NË VLORË/ Largohet me shpejtësi nga vendngjarja Aktualitet

MAKINA PËRPLAS DY FËMIJËT NË VLORË/ Largohet me shpejtësi nga vendngjarja

AKSIDENT ME VDEKJE NË TIRANË/ Makina përplas motorin, 41-vjeçari nuk u mbijeton plagëve Aktualitet

AKSIDENT ME VDEKJE NË TIRANË/ Makina përplas motorin, 41-vjeçari nuk u mbijeton plagëve

Facebook Comments

MERO BAZE/ Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës Blog

MERO BAZE/ Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës

LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është? Blog

LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë... Blog

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë...

LINDITA NIKOLLA/ Ndërvartësi të reja midis gjeopolitikës dhe sigurisë kibernetike Blog

LINDITA NIKOLLA/ Ndërvartësi të reja midis gjeopolitikës dhe sigurisë kibernetike

SKENDER MINXHOZI/ “Pse nuk e burgosa Nanon…”, mirësevini në Berishën e Tretë! Blog

SKENDER MINXHOZI/ “Pse nuk e burgosa Nanon…”, mirësevini në Berishën e Tretë!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT