• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJET TRONDISIN SHQIPËRINË/ 4 VIKTIMA të shënuar vetëm 24 orët e fundit në vend (DINAMIKA E NGJARJEVE)
Home
Ekskluzive

VRASJET TRONDISIN SHQIPËRINË/ 4 VIKTIMA të shënuar vetëm 24 orët e fundit në vend (DINAMIKA E NGJARJEVE)

18 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Vendi ynë nuk po gjen qetësi nga vrasjet dhe atentat e njëpas njëshme, brenda pak orësh janë rregjistruar 4 të vrarë, nga dy atentate dhe një sherr banal me thika.

3 qytete të ndryshme të vendit kanë tronditur mbarë opinionin publik, 2 të vrarë në Vlorë nga atentati me armë, një në Elbasan dhe një në Sarandë nga një sherr me thika, shkruan Alpenews.al.

Ngjara e më e fundit ndodhi në Vlorë, viktimat po udhëtonin me një makinë tip “Mercedez Benz”, u qëllua me breshëri plumbash nga pas nga një makinë në lëvizje. Makina me të cilin udhëtonin dy viktimat u qëllua me breshëri plumbash me kallashnikov nga një makinë në lëvizje, e cila i qëlloi nga pas, duke i lënë të vdekur në vend.

Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, u ekzekutuan sot me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë.

3 dyshohet se janë autorët që kanë ekzekutuar Shpati Lenën dhe Hakim Xhezon, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre i jepte makinës dhe dy të tjerët kanë hapur zjarr ndaj makinës në lëvizje. Pasi u qëlluan me mbi 30 plumba, mjeti i tyre i bërë “shoshë” nga plumbat dhe i mbuluar nga gjaku, doli rruga duke ecur mbi 200 metra dhe ka përfunduar në një kanal.

Pas ngjarjes është gjetur një automjet i djegur në Frakull të Fierit, brenda makinës janë gejtur 3 automatikë të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët.8 persona janë shoqëruar pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku mbetën të vrarë 2 Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Ndërkohë dyshohet se vrasësit janë me pagesë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Vrasja që tronditi Elbasanin

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit të Elbasanit . Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Horgito Peqini, 18-vjeç, është autori i vrasjes së 33-vjaçarit Madrit Ulqinaku në Elbasan. Ai është shpallur në kërkim së bashku me Klaudjan Sallufi, 33-veç, ndërkohë që është arrestuar Ejdin Dino, 18-vjeçar.

Pas ngjarjes së rëndë, familjarët e 33-vjeçarit, kanë shpërthyer në britma e ulërima, teksa kanë mbërritur në vendin ku u vra Madrit Ulqinaku. ‘Kush e vrau… para 10 minutash fola me çunin? A është ai apo jo? Kush e vrau?’- dëgjohen ato teksa ulërasin me të qara dhe tentojnë që t’i afrohen trupit të pajetë por ndalohen nga policia.

Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Ulqinaku. Nga trazirat e 1997 iu vra një djalë tjetër, vëllai i Madrit Ulqinakut.

44-vjeçari vritet për vendin e parkimit në Sarandë

                       (Kamarieri që vrau klientin)

 Në Sarandë u vra një 44-vjeçar nga dy vëllezër kamarier që punonin në një hotel. Policia njofton se në pranga kanë rënë dy vëllezërit Xhanelo Tarja e Xhoi Tarja të cilët ishin të punësuar tek një hotel në zonën ku ndodhi krimi. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Genci Ahmeti, i cili sipas policisë nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur duke tentuar që të fshehë ngjarjen kriminale. Sherri mësohet se ka ndodhur për një vend parkimi mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Tarja të cilët ishin punësuar përkohësisht në Sarandë. Pasi sherri ka përfunduar në përleshje dy vëllezërit kanë qëlluar me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiu, i cili si pasojë  e humbjes së madhe të gjakut ka ndërruar jetë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E MADRIT ULQINAKUT/ Autori 18-vjeçar ende në kërkim, rezulton nipi i “Mandelës” së Elbasanit
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Mediat pranë Vuçiç: Kurti refuzoi çdo mundësi kompromisi, presidenti ynë pritet të…

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT