• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJE, PLAGOSJE DHE SHANTAZHE/ Kush është Erjon Llapushi dhe karriera e tij kriminale, RENEA i bastis shtëpinë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJE, PLAGOSJE DHE SHANTAZHE/ Kush është Erjon Llapushi dhe karriera e tij kriminale, RENEA i bastis shtëpinë

17 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Erjon Llapushi, një nga personat e shpallur në kërkim banesa e të cilit po është pjesë e kontrolleve të zhvilluara sot në sajë të operacionit masiv që po zhvillohet në Pogradec, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Në vitin 2007, Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Andi Sukollarin.
Një vit më pas, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka plagosur Mariglen Topuzin, i cili fatmirësisht i ka mbijetuar plagëve.Në vitin 2019, Erjon Llapushi në bashkëpunim me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit kanë detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci t’u dhurojnë aksione në kompanitë e tyre. Në dosjen e prokurorisë që disponon Neës24 janë zbardhur dëshmitë e aksionerëve të kompanive, ku iu shpjegohet hetuesve brutaliteti me të cilën vepronin anëtarët e bandës, me qëllim që ata të firmosnin kontratat për dhurimin e aksioneve.

Në dhjetor të 2018 dy vëllezër biznesmenë kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, pasi ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve. Ata kanë informuar prokurorinë se për këtë shkak kishin pezulluar edhe punën. Më pas, aksionet i shitën tek një person i tretë.
Në 29 maj 2021 Erjon Llapushi u arrestua sërish pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë, në janar të vitit 2020, Erjon Llapushi ishte objekt i Operacionit Forca e Ligjit, por nuk iu sekuestrua asnjë pasuri.

Ndërsa në tetor të vitit 2021, Llapushi vrau një kamerier në një restorant, Gazment Kurmaku, i cili nuk e lejoi të ulej në një nga tavolinat, që ishte paraprakisht e rezervuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU DJE 35-VJEÇARIN ME ARMË GJAHU/ Arrestohet autori, policia: Kishin dalë për gjueti! Tre persona të tjerë…
Previous article RENEA, FNSH DHE SHQIPONJAT ZBARKOJNË NË POGRADEC/ Zhvillohen dhjetëra kontrolle, rrethohet banesa e të shumëkërkuarit për vrasje

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT