• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJE PAS ULËRIMAVE TË NJË NËNE DHE FËMIJËS/ Arrestohet një shqiptar në Zvicër
Home
Breaking News

VRASJE PAS ULËRIMAVE TË NJË NËNE DHE FËMIJËS/ Arrestohet një shqiptar në Zvicër

18 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasje në Frauenfeld të Zvicrës! Mbrëmjen e së martës, në rrugën “Talackerstrasse” të Frauendfeldit ka ndodhur një krim i dhunshëm: Një grua kishte zbuluar kufomën e një gruaje të vdekur në banesën fqinje. Që atëherë, gjurmët e një personi u humbën, ndërsa policia po e kërkonte me një kontigjent të madh nëpër të gjithë Zvicrën. Bëhet fjalë për Fatmir T, 19 vjeç.. Sipas gazetës “Blick” ai ishte duke vijuar një praktikë mësimi në rajon.

Më pas, të mërkurën në mëngjes informata: Një 19-vjeçar i dyshuar është kapur. Policia zvicerane ka kapur shtetasin italian, në kantonin e Cyrihut. “Njeriu u arrestua në Kloten në zonën e aeroportit”, konfirmon Matthias Graf, zëdhënës i Policisë së Thurgaut, informon Albinfo.ch. Mbetet e paqartë nëse i dyshuari ka dashur të largohej nga vendi.

Banorja Trudi Widmer, 87 vjeçe, është dashur ta dëgjojë gjithë dramën gjatë vrasjes në Talackerstrasse. Edhe një ditë pas rastit, ajo ende është mjaft e tronditur. “Nuk më hiqen nga mendja britmat e zhurmshme në shkallë. Në tmerrin dhe panikun që ndjehej në zërin e anëtarëve të familjes. Dhe pastaj djali i vogël, ndoshta anëtari më i ri i familjes, i cili ishte ulur në dhomën e ndenjës pranë fqinjit tim”, thotë Widmer. Ai ka parë gjithçka. “Unë me të vërtetë jam tronditur”. Më shumë se një jetë ishte shkatërruar këtë mbrëmje. “Cili fëmijë mund të përballojë një pamje të tillë?”

Në shkallët e ndërtesës, martën ajo ka dëgjuar britmat e personave. “Në një gjuhë që nuk e kuptoja,” vazhdon Widmer. Gruaja e vrarë duhet të ketë qenë nënë, por ende nuk është  konfirmuar.

I dyshuari i menjëhershëm, Fatmir T. që javën e kaluar kishte shkaktuar probleme. Kjo është konfirmuar nga vendi i praktikës së tij në Aadorf. Atje, elektricisti i ardhshëm kishte marrë një armë me vete, që kishte shkaktuar ankth të madh në vendin e punës. Prandaj, policia kantonale e Thurgaut u mobilizua dhe ia konfiskoi armën. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Matthias Graf, informon më tej Albinfo.ch.

Pra, Fatmiri ishte i njohur për policinë. Si ka mundur të shkaktohet akti i tmerrshëm i së martës? Graf thekson: “Gjatë intervenimit të javës së kaluar nuk kishte asnjë arsye për paraburgim, pasi i dyshuari nuk kishte kërcënuar askënd”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Khabib Nurmagomedov në Prishtinë? Ja e vërteta e fotos së shumëpërfolur
Previous article AKUZOHEJ PËR NGACMIME DHE SULME SEKSUALE/ Ministri i Jashtëm i Indisë jep dorëheqjen

Isa.Autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT