Rikthimi I së kaluarës së personazheve të botës së krimit po I rikthehen jetës normale edhe pas krimeve makabra të bëra. Dy ditë më pare u lirua nga burgu Elidon Kotorri një personazh I botës së krimit në vitet 2000 fitoui lirinë pas përfundimit.
Ai la qelinë në burgun e Peqinit pas përfundimit të dënimit me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ndërsa u plagos Grigor Stefani.
Tashmë duket se të “fortët” e vitit të mbrapsht 97 ndodhen të lire edhe pas krimeve të bëra duke nisur nga: Nehat Kulla, Lul Caka, Gert Gjinerari, Elidon Kotorri, janë vetëm 4 emra që janë liruar muajt e fundit. Ku mbi to rëndojnë akuzat si vrasje, përdhunime, masakra plagosje etj.
AlpeNews.al ju sjell dhe njeherë historinë e të 4 të fortëve të 97 që u liruan nga burgu:
Nehat Kulla
I njohur të gjithë si “Gjenerali” i Kinostudios e Tufinës sot lë qelinë e burgut të Fushë-Krujës. Ai është i njohur për bandën që kishte krijuar në vitet 1997-1998 dhe vëproi në fshatin Tufinë në Tiranë. Ky grupim i tij u krijua pas trazirave të vitit 1997.
Teksa Tirana dhe e gjithë Shqipëria digjej nga lufta civile që po zhvillohej, ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.
Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “Gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.
Lul Caka
Lul Caka e fitoi nofkën “i tmerrshmi” i Beratit për ngjarjet e rënda në të cilat është përfshirë gjatë viteve 1997-2000. Ai ishte kthyer në një problem serioz për të gjithë udhëtarët e akseve Berat-Fier dhe Berat-Lushnjë. Por ajo që do ta bënte edhe më të frikshëm reputacionin e tij të një njeriu të dhunshëm ishte konflikti me Fatmir Eminin, ose i njohur ndryshe si Mile Çami, të cilit Lul Caka i vrau të vëllain.
Kjo ngjarje do të pasohej nga një sërë episodesh të dhunshme në rrethin e Fierit. Një ndër të cilat është sulmi ndaj postbllokut të policisë duke tentuar të vrasë dy komisarët Gani Malushi dhe Ilir Ngresin. Për këtë ngjarje Caka do të arrestohej dhe do të burgosej por dy komisarët u vranë më vonë njëri nga miku i Lul Cakës, Kastriot Jaupaj dhe tjetri në Durrës.
Konflikti me Eminin do të kishte pasoja shumë të rënda për “tmerrin” e Beratit pasi në vitin 1999, kur nëna e tij, Xhevrie Caka, do e vizitonte të birin që ishte arrestuar, ajo u rrëmbye pikërisht përpara derës ë komisariatit dhe më vonë u gjet e masakruar në pyllin e Semanit.
Lulzim Caka nuk vonoi të hakmerrej. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami. Në burg për vrasjen e Xhevrie Cakës janë edhe dy vëllezërit Artan dhe Bledar Yzeiri, të dënuar përkatësisht me nga 25 vite burgim secili.
Caka u arrestua në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje. Pas 16 vite prapa qelive që pas viti 2003, Caka i ka shlyer vitet e burgut. Sot ai ka lënë qelinë e burgut.
Gerd Gjinari
Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për një vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.
Elidon Kotorri
Ai, gjatë viteve 2000, ishte një nga emrat më të lakuar. Nga njëra anë prokuroria që e akuzoi edhe për krime të tjera dhe nga ana tjetër e njëjta prokurori që tërhiqej me dështim. Por njëkohësisht edhe gjykatat “ranë “ para Kotorrit të cilit nuk ju provuan akuzat për një krim të dyfishtë të 1999 ( ku u vranë Sentilian Elezi dhe Fatmir Hodaj) , ndërsa edhe akuza për vrasje për të cilën u shpall fajtor u konsiderua me prova të marra arbitrarisht (sipas gjykatës së Strasburgut ).
Elidon Kotorri, pothuajse dy dekada më vonë ja arriti të shikojë lirinë. Nga një i dënuar i përjetshëm ai u përpoq në gjykatën e Strasburgut me kartën e të drejtave të njeriut dhe fitoi rishikim të çështjes, një rishikim i cili i fali atij zbritje të dënimit të përjetshëm dhe dënimin me 25 vjet burgim për vrasje të cilat tronditën kryeqytetin.






