• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJE, DROGE dhe ARME/ Si iu dështuan planet dhe ranë në prangat e policisë  trimat nga Tirana
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJE, DROGE dhe ARME/ Si iu dështuan planet dhe ranë në prangat e policisë trimat nga Tirana

9 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona të shpallur në kërkim për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje janë arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e së mërkurës.

Policia tha se të arrestuarit janë Sergeto Turullaj, 28 vjeç nga Tirana dhe Edmond Mamushi, 41 vjeç nga Përmeti. I pari akuzohet për një vrasje të mbetur në tentativë, të ndodhur vitin e kaluar në kryeqytet, ndërsa i dyti për plagosjen e një të riu në Përmet, për motive hakmarrjeje, shkruan.

Policia tha zyrtarisht se, shërbimet e Komisariatit nr.2 kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim, Sergeto Turullaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 5 maj 2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Po për të njëjtat akuza është arrestuar edhe 41-vjeçari Edmond Mamushi, ndaj të cilit Gjykata e Përmetit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me një vendim të vitit 2016.

PLAGOSJA NË TIRANË

Më 15 prill të vitit 2017, Policia e Tiranës shpalli në kërkim 2 persona, të cilët dyshoheshin se kishin tentuar të vrisnin punonjësin e një kompanie të makinave me qira. Njëri prej tyre ishte Sergeto Turullaj, i cili tashmë u arrestua nga Policia.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në zyrat e shoqërisë që jep automjete me qira, në rrugën e Durrësit. Në vendngjarje Policia gjeti një pistoletë “Zastava”, me silenciator, me 5 fishekë, e cila u kishte rënë autorëve gjatë përleshjes fizike që kanë pasur me punonjësin e kompanisë.

Policia ishte njoftuar për ngjarjen nga pronari i kësaj shoqërie, i cili ishte përfshirë edhe vetë në konflikt. Ai lajmëroi Policinë pasi dy të dyshuarit u larguan, duke qenë se në momentin që ngjarja ishte në zhvillim, nuk ka mundur të kërkojë ndihmë. Arsyeja e konfliktit dyshohet se ka qenë prishja e kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti.

Më pas, debati ka agravuar më tej dhe njëri prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj kompanie, shtetasin me iniciale L.Sh., 26 vjeç. Autori i ka drejtuar atij pistoletën me silenciator, duke e kërcënuar se do ta vriste. Por punonjësi është përleshur fizikisht me të dhe ka arritur t’i kapë armën e zjarrit nga dora.

Në këtë moment, pistoleta ka rënë në tokë dhe dy të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Tashmë njëri nga autorët, 28- vjeçari Turullaj është arrestuar, por mbetet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi me iniciale D.Y.

PLAGOSJA NË PËRMET

Personi tjetër që u arrestua nga Policia e Tiranës, 41- vjeçari Edmond Mamushi, sipas Policisë, ka tentuar të vrasë shtetasin Julian Hoxha, duke e plagosur me armë zjarri më 16 tetor të vitit 2016.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi Hoxha bashkë me xhaxhain e tij, shtetasin Artan Hoxha, e kishin plagosur me thikë autorin në maj të vitit 2014. Në atë kohë Policia pati arrestuar njërin nga autorët, Artan Hoxhën, ndërsa shpalli në kërkim nipin e tij, të cilin më pas e plagosi me armë zjarri Mamushi, në shenjë hakmarrjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Testoni trupin duke bërë këto ushtrime, por bëni kujdes...
Previous article Sami Khedira: Kane, sulmuesi më i kompletuar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT