• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA QË TRONDITI TIRANËN/ Dalin PAMJET: Si u ndoq ish-polici Santiago Malko nga atentatorët
Home
Breaking News

VRASJA QË TRONDITI TIRANËN/ Dalin PAMJET: Si u ndoq ish-polici Santiago Malko nga atentatorët

18 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë publikuar pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit. 26-vjeçari u qëllua me breshëri nga xhami i pasëm i një Mercedes-Benz, që e ndiqte në rrugën e Porcelanit. Ekzekutori më pas u largua me një mjet tip Volkswagen.

Autorët që ekzekutuan Santiago Malkon e ndiqnin nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit.

Kjo duket qartë në një video të kamerave të sigurisë, që tregon lëvizjen e të dy automjeteve pak sekonda para vrasjes së ish-policit Molko si edhe momentin e ekzekutimit të tij.

Siç duket edhe në pamje, ish-efektivi i policisë lëviz në rrugën e Porcelanit me automjetin e tij, BMW X5 ngjyrë e zezë.

Vetëm 4 sekonda më pas, ndodhet makina Volksëagen tip Golf e bashkëpunëtorëve në krim që e ndjek pas.

Automjeti nga ku u qëllua për vdekje është pikëeisht ky, Mercedes-Benz i zi i tip CSL.

https://youtu.be/yywXsxfbDFs

Ish-polici Malko ul shpejtesinë pasi ishte duke folur në telefon. Ai ndalon një zonë të ndriçuar pranë një lavazhi ku ka edhe bar-kafe, duke mos vënë re se ndiqej nga dy automjete njekohësisht.

Njëri nga atentatorët ul xhamin e pasëm të makinës dhe qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Siç duket në video, ekzekutimi i 26-vjecarit ka krijuar panik te qytetarët e shumtë qe ishin ato momente pranë vendit te krimit.

Ata largohen menjeherë të friksuar sapo dëgjojnë të shtënat e para, duke hyrë në një nga lokalet në zonë. Heteusit dyshojnë se ekzekutimi i Santiago Malkos është bërë më parë se vendi i parashikuar nga atentatorët, një zonë 100 metra më lartë, e pandriçuar dhe pa kamera sigurie. Ndalimi i viktimës në rrugë pranë një lavazhi, i bëri atentatorët të dyshojnë se, ai do të qëndronte aty, duke i prishur planet e ekzekutimit.

Nga këqyrja e pamjeve filmike në rrugën “Xhafize Keko”, rezultoi se, pas krimit një person zbret nga dera e pasme e makinës Mercedes-Benz dhe hipën të automjeti tip Golf. Gjurmët e ndjekjes humbin në drejtim të Tufinës, ndërsa automjeti i zi tip Mecedes u gjet i shkrumbuar në fshatin Ferraj, vetëm 20 minuta larg vendngjarjes.

Për vrasjen e Santiago Malkos është arrestuar vetëm Blendi Teta dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. /ABC News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shqiptari nxehet keq, qëllon me LEVA HEKURI burrin e ish-gruas, ja çfarë ndodhi me të
Previous article JORDI ALBA U DËMTUAR NDAJ DORTMUND/ Ja sa do t’i mungojë Trajnerit Valverde

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT