• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR NJË VEND PARKIMI/ Sherri mes autorit e viktimës para krimit, ja pse u zunë
Home
Breaking News

VRASJA PËR NJË VEND PARKIMI/ Sherri mes autorit e viktimës para krimit, ja pse u zunë

20 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi me plumb në kokë i 35- vjeçarit Altin Balliu, mbrëmjen e së enjtes në Korçë, dyshohet se ka ndodhur pas sherrit për një makinë të parkuar.

Pak orë pas ngjarjes që ndodhi në Lagjen Nr.10 të qytetit, Policia ka arritur të zbardhë rrethanat, të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin. Altin Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit mësohet se ka qenë duke hipur në makinë, në momentin që është qëlluar për vdekje me armë zjarri

Dy dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndihmuan oficerët e Krimeve të Policisë së Korçës, që të identifikonin viktimën, autorin, por nga ana tjetër shpjeguan edhe motivin e ngjarjes. Burime nga Policia thanë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Olger Mustafaj, 34 vjeç, një ish-i dënuar për tentativë vrasje, por i proceduar edhe për krime të tjera.

DESHMITE

Sipas burimeve nga Policia, referuar edhe deklarimeve të dëshmitarëve mbrëmjen e së enjtes, 35-vjeçari Altin Balliu ka qenë në një lokal duke pirë së bashku me 4 shokët e tij. Ata kishin mbërritur aty me makinën e njërit prej shokëve të viktimës dhe kanë qëndruar në lokal për disa.

Automjeti i tyre ishte i parkuar në rrugë dhe kishte zënë pjesërisht hyrjen për te pallati ku banonte autori. I dyshuari Olger Mustafaj ka qenë duke shkuar në banesën e tij para se të niste debati. Të njëjtat burime thanë se Mustafaj ka përplasur me mjetin e tij makinën e parkuar, duke bërë që të dyja automjetet të pësonin dëme të vogla materiale.

Sapo kanë dëgjuar përplasjen e automjetit, viktima dhe 4 shokët e tij kanë dalë nga lokali dhe kanë nisur të debatojnë. Dëshmitarët kanë pohuar se autori i ka sulmuar ata duke u thënë se e kishin parkuar keq automjetin.

“Të njoftojmë Policinë dhe ta sqarojmë këtë punë”, i janë përgjigjur 5 shokët, por në këtë moment konflikti mes palëve është bërë edhe më i ashpër, duke kaluar deri në dhunë fizike.

AUTORI

Pas konfrontimit fizik, autori i dyshuar i ngjarjes ka hyrë në shtëpinë e tij duke marrë një armë zjarri dhe sapo ka dalë nga aty ka nisur të qëllojë ndaj personave, me të cilët ishte konfliktuar. Në këtë moment, viktima ka qenë duke hipur në makinë, kur një plumb e ka goditur në kokë. Menjëherë pas krimit, Olger Mustafaj është larguar dhe tashmë vijon të jetë person i shpallur në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN RACIZMI NË EMISION/ Studiuesi: Çfarë kanë arbëreshët? Janë ca katundarë nga Kalabria (VIDEO)
Previous article "MOS MË QORTO PËR RIMELIN''/ Agron Llakaj i kthen përgjigjen epike mbesës: Unë dua...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT