• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR NJË KARIKUES/ Zbardhet dëshmia e shoqes së Marvit: Biseda e fundit me të, më thanë se e qëlloi…
Home
Breaking News

VRASJA PËR NJË KARIKUES/ Zbardhet dëshmia e shoqes së Marvit: Biseda e fundit me të, më thanë se e qëlloi…

25 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës dëshmoi shoqja e Marvi Mihalit, i riu që u vra pas një sherri për një karikues telefoni.

Ajo kishte qenë me Marvin ditën që ndodhi vrasja dhe konkretisht, në momentin që është telefonuar nga shoku i tij, Armend Haxhiu, i cili kishte edhe konfliktin me Bitrajt. Dëshmitarja ka treguar se para ngjarjes, ajo së bashku me Marvin dhe disa miq të tjerë kanë qenë te sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa e ka marrë Armendi në telefon dhe i ka thënë që të shkonte me të.

Sipas saj, i riu i ka thënë jo, por pas disa insistimeve të tij, ka shkuar. Në spital, tha dëshmitarja, Armendi i ka pohuar se Marvin e ka vrarë Dejvi Bitraj, ndërsa i ka thënë se ata, ishin të armatosur me thika dhe ai vetë ishte larguar nga frika.

“Të ndjerin e kam pasur shok të ngushtë, njoh edhe Armendin, ndërsa me të pandehurit nuk kam asnjë njohje. Ditën kur ka ndodhur ngjarja, ne kemi qenë së bashku pothuajse gjithë ditën dhe në momentin që Marvi është telefonuar nga Armendi, kemi qenë te sheshi “Nënë Tereza”, së bashku me disa miq të tjerë. Marvi është larguar pak nga ne kur foli në telefon dhe kur u kthye, u duk i shqetësuar, ndërsa kam dëgjuar që e pyeti nëse ishin prekur me dorë, pra, nëse ishin konfliktuar apo vetëm kishin folur në telefon. Pas kësaj, Marvi i ka thënë që të mos shkonte dhe ta linte këtë punë për ditën tjetër. Ne jemi larguar nga sheshi dhe deri në momentin që jemi ndarë, Marvi nuk do të shkonte, ndërkohë unë e kam telefonuar shpesh gjatë kësaj kohe që të merrja vesh se çfarë do ndodhte, por ai nuk ma ka ngritur telefonin dhe më ka shkruar se ishte me njerëz. Më vonë, më ka marrë në telefon Armendi, i cili më pyeti për Marvin, ndërsa unë së bashku me nënën time dhe një shoqe kemi kërkuar në urgjenca, kur shkuam të Spitali Ushtarak kemi takuar Armendin, i cili ishte me dy persona të tjerë. Ai më ka thënë se Marvin e ka qëlluar me thikë Dejvi, ndërsa ai ishte larguar pasi ata personat ishin të armatosur me thika dhe hunj”, tha shoqja e Marvi Mihalit, Grejsi Stërmasi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Këto janë pjesët e trupit që nuk duhen larë shumë shpesh
Previous article POLITIKA BIE NË "QETËSI"/ Rama publikon videon: MIRËMËNGJES dhe KRISHTLINDJE TË GËZUAR

F.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT