• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR NJË KARIKUES/ “Sorollatja” e dosjes së Marvit. Nga arrestimi i të akuzuarëve tek lirimi…
Home
Breaking News

VRASJA PËR NJË KARIKUES/ “Sorollatja” e dosjes së Marvit. Nga arrestimi i të akuzuarëve tek lirimi…

28 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vdekja e Marvi Mihalit tronditi Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Ai u masakrua me thikë nga bashkëmoshatarët e tij për një karikues celulari.
Mes shumë polemikash dhe deklarata nga ana familjarëve,sot Gjykata e Tirnaës  ka pranuar kërkesën për urdhër arreste ndaj tre personave që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Pak ditë pas intervistës me deklarata dhe akuza te forta ndaj prokurorit te ceshtjes, së babait të Marvit, Pavllo Mihalit, me angazhimin e kryeprokurores Arta Marku, u plotësua kërkesa e tij për ndryshimin e prokurorit te çështjes qe kishte në hetim vrasesit e te birit.

I riu mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë në korrik të vitit 2017 për një karikuese telefoni. Ndërkohë ende pa u mbush viti, në 11 maj, Gjykata e Tiranës lë të lirë tre të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit, ata janë Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Mësohet se ndaj tre të liruarve, ka ndryshuar dhe akuzat nga moskallezim krimi në vrasje në bashkëpunim.

Vendimi i Gjykatës ngjalli reagime të ashpëra të familjarëve të viktimës, madje duke akuzuar prokurorin për blerje të drejtësisë.

Ngjarja

Sipas hetimeve, Marvi Mihali, atë ditë, ishte telefonuar nga shoku i tij, i cili i kërkonte ta shoqëronte në një takim me disa djem, që u kishte shitur një telefon. Ai i kërkoi Marvi Mihalit që ta shoqëronte në momentin që do t’i dorëzonte karikuesin.

Më 11 maj, ata u lanë të lirë nga Gjykata e Tiranës. Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Reagimi i ndjerë i Mira Mihalit solli edhe lëvizjen e shpejtë të autoriteteve. Menjëherë, dosja për vrasjen e Marvi Mihalit kaloi në duart e një prokurori tjetër. Dhjetë ditë pas lirimit të tre të pandehurve, prokurori Gjergj Tako vendos të ndryshojë veprat penale për të liruarit, nga “moskallëzim krimi” në “vrasje e kryer në bashkëpunim”. Ai kështu kërkon që Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla të vihen pas hekurave. Për këtë ka prova të mjaftueshme që vrasja ishte në bashkëpunim. “…O zot çfarë tmerri.

Edhe pse Marvi refuzoi disa herë ta shoqëronte mikun e tij, në fund fare, pas insistimit të tij, pranoi të shkonte me të. Pika e takimit ishte në afërsi të stadiumit “Dinamo”. Mirëpo, në kampin tjetër, kushërinjtë Bitraj dhe Alla kishin përgatitur një pritë ndaj të rinjve. Pas shitjes së telefonit kishte pasur një konflikt mes shokut të Mihalit dhe blerësit të telefonit. Në momentin që Mihali dhe miku i tij janë afruar në pikën e takimit, ka nisur edhe sulmi fizik. Mihali është qëlluar me thikë pas shpine dhe rrahur deri në vdekje, ndërkohë që asnjë kalimtar i rastit nuk ka ndërhyrë t’i ndajë.

Pas ngjarjes, Policia arrestoi Dejvi Bitrajn, Eugen Bitrajn, Kridens Allën dhe Marsel Allën, për ngjarjen që tronditi kryeqytetin. Hetimet më pas vijuan për ngjarjen me shumë kontradikta. Një herë u tha se ishte Eugen Bitraj ai që qëlloi me thikë ndaj Marvi Mihalit, më pas doli se autor i goditjes ishte Dejvi Bitraj.

Edhe pse hetimet janë zgjatur shumë për një ngjarje që u filmua e gjitha nga kamerat e sigurisë, prokurori i Tiranës, Artan Lulaj, ndryshoi akuzat për katër të pandehurit. Ai ngriti akuzë për vrasje vetëm për Dejvi Bitrajn, ndërsa për tre të tjerët ngriti akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Ky ndryshim akuzash, ende pa shkuar dosja për gjykim, bëri që të kërkohej lirimi i Eugen Bitrajt, Kridens Allës dhe Marsel Allës.

Më 11 maj, ata u lanë të lirë nga Gjykata e Tiranës. Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Reagimi i ndjerë i Mira Mihalit solli edhe lëvizjen e shpejtë të autoriteteve. Menjëherë, dosja për vrasjen e Marvi Mihalit kaloi në duart e një prokurori tjetër. Dhjetë ditë pas lirimit të tre të pandehurve, prokurori Gjergj Tako vendos të ndryshojë veprat penale për të liruarit, nga “moskallëzim krimi” në “vrasje e kryer në bashkëpunim”. Ai kështu kërkon që Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla të vihen pas hekurave. Për këtë ka prova të mjaftueshme që vrasja ishte në bashkëpunim. “

Çfarë deklaruan prindërit:

Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja…”, shkruante në FB Mira Mihali, nëna e Marvi Mihalit.

Pamjet e vrasjes:

Rrëfimi ekskluziv

FILMI I PLOTË/ Rrëfimi dramatik i prindërve të Marvi Mihalit, i riu 22-vjeçar që u vra për një karikues telefoni

Gepostet von Të Paekspozuarit – TPZ.AL am Donnerstag, 24. Mai 2018

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reformë në FSHF, largohet zëdhënësja bukuroshe Jona Dervishi sepse…
Previous article Dasmë së shpejti? Ja kur Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, do i drejtohen altarit

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT