• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR GJAKMARRJE NË LEZHË/ Kushëriri i 17-vjeçarit: Babanë e tij e kanë vrarë për një dhi
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA PËR GJAKMARRJE NË LEZHË/ Kushëriri i 17-vjeçarit: Babanë e tij e kanë vrarë për një dhi

21 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Kushëriri i 17-vjeçarit Florian Përvathi, i cili ekzekutoi 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj për gjakëmarrje ka folur rreth ngjarjes. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, kushëriri i Florianit tha se babain ia vranë për një dhi. Sipas tij Floriani ishte në shtëpi kur nëna e tij u vetëhelmua pasi mësoi se të shoqin ia kishin vrarë.

“Kam qenë i pranishëm kur u vra Gjon Përvathi. Ngjarja ndodhi për një dhi që dëmtonte kopshtin. Dhia ka qenë e Ndue Lekgjonajt. Pasi i ka shkuar 2-3 herë ta porosisë, në nerva e sipër, Gjoni ka gjetur një dhi, e ka prerë dhe e ka lënë aty. Për atë dhi të vrarë, Gjoni ka bërë 1 vit e gjysmë burg.

Pasi ka dalë nga burgu, ka nisur debati me Lazer Lekgjonajt. Ai ka hyrë brenda dhe më pas ka dalë Ndue me çifte, ka vrarë e Gjonit, plagosjen e kushëririt të Gjonit. Aso kohe, Floriani ka qenë 4 vjec. Nuk e ka parë atë skenë. Ka qenë vetëm djali i madh. Nga ajo ngjarje, Flori nuk mbante mend asgjë. Kur ka vrarë nëna veten, ka qenë në shtëpi se ishte vonë, pasdite,” tha kushëriri i Florianit, i cili nuk pranoi të identifikohej.

17-vjeçari vendosi të merrte hakun e të atit, Gjon Përvathi, i cili u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Përvathi shkoi në oborrin e 65-vjeçarit mëngjesin e ditës së hënë duke e qëlluar me armë zjarri e duke e lënë të vdekur në vend. I riu vendosi që të vetëdorëzohej në polici, duke dëshmuar se mori hakun e babait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI I PLOTË/ Balluku 120 minuta përballë deputetëve, nga njohja me Zoton e Mërtirin te ministri që përfundoi në burg
Previous article DEKLARATA E YURI KIM/ Çudit Paloka: Në një vend të huaj do kërkohej shpallja e saj non grata!

Delo.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT