• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË TIRANË PËR LETRAT ANGLEZE/ Dyshohet se ganezja refuzoi martesën me Pirën dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË TIRANË PËR LETRAT ANGLEZE/ Dyshohet se ganezja refuzoi martesën me Pirën dhe…

3 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka ngritur dy pista hetimi për vrasjen e 31-vjeçares ganeze me shtetësi franceze, që u qëllua me thikë të shtunën nga 26-vjeçari Klinton Pira, i cili pas aktit i dha fundit jetës duke u hedhur nga kati i 8. Grupi hetimor dyshon se çifti ka patur debate, që janë dëgjuar dhe nga fqinjët për çështjen e dokumenteve angleze që i riu priste të pajisej pas martesës me 31-vjeçaren. Refuzimi i martesës nga ganezja dyshohet se ka bërë që debati mes tyre të degradojë.

Por hetimet janë shtrirë edhe në një tjetër pistë, ku mendohet që konflikti të kenë lindur për shkaqe xhelozie. Për këtë arsye, janë marrë në pyetje familjarët e 26-vjeçarit, të cilët e kanë shoqëruar në aeroport viktimën, që vajti për ta marrë 31-vjeçaren nga Gana. Kushëriri i të riut mësohet të ketë thënë në dëshminë përpara policisë se gjatë transportit me makinë nga aeroporti, dy të rinjtë kishin qenë shumë të përzemërt me njëri-tjetrin, duke mos shfaqur asnjë mosmarrëveshje.

Për të sqaruar dyshimet, grupi hetimor, është duke këqyrur dy telefonat e çiftit, nga ku pritet të hidhet drite mbi motivin që çoi në krimin e rëndë. 31-vjeçarja Xhaboa ka mbërritur në orën 11:00 të së shtunës nga Franca, ndërsa i riu 20 ditë më parë nga Anglia ku qëndronte në mënyrë të parregullt.

Një ditë pas ngjarjes, familja e 26-vjeçarit hapi dyert e mortit, në zonën e Laprakës, ndërsa për trupin e 31-vjeçares, është njoftuar ambasada franceze. Nëpërmjet kësaj të fundit, familjarët e viktimës do bëjnë tërheqjen e trupit, që aktualisht ndodhet në morg, duke iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA DITËLINDJEN/ Milani feston 40-vjetorin e Ibrahimovic. Sulmuesi suedez bën premtimin (VIDEO)
Previous article KRIZA E KARBURANTIT NË ANGLI/ Ambasadori shqiptar: 150 mijë EMIGRANTË gati të ndihmojnë, do punojnë falas si shoferë...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT