• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIZA E KARBURANTIT NË ANGLI/ Ambasadori shqiptar: 150 mijë EMIGRANTË gati të ndihmojnë, do punojnë falas si shoferë…
Home
Sociale

KRIZA E KARBURANTIT NË ANGLI/ Ambasadori shqiptar: 150 mijë EMIGRANTË gati të ndihmojnë, do punojnë falas si shoferë…

3 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Në Britaninë e Madhe ka një krizë të furnizimit me karburant, ndërsa ambasadori shqiptarë, Qirjako Qirko ka theksuar se emigrantët shqiptarë atje janë të gatshëm të ndihmojnë vendin në trajtimin e kësaj krize.

Në një intervistë për “The Guardian”, Qirko tha se në mirënjohje të asaj që Britania ka bërë për shqiptarët, 150 mijë shqiptarë që jetojnë atje do të ishin të gatshëm të punonin thuajse falas si shoferë kamionësh.

Qirko, i cili sapo kishte kaluar një orë në radhë për benzinë t’u furnizuar me benzinë dhe pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100,000.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thoshin ‘unë mund të ndihmoj’”, tha ai.

Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë, teksa shtoi: “Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë. ”

Kriza e prodhuar në Britani nuk ka ardhur si shkak i mungesave të karburantit, por për shkak të mungesës së shoferëve për shpërndarjen e karburanteve. Kriza e karburantit ka shkaktuar radhë nëpër pikat e furnizimit me karburant në Britani, ndërsa ushtria do të fillojë të shpërndajë karburant ditën e nesërme.

Përveç 300 drejtuesve të cisternave të karburantit që lejohen të punojnë përkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar, viza të përkohshme po u ofrohen edhe 4.700 shoferëve të transportit të ushqimit të cilët janë në gjendje të mbërrijnë nga fundi i tetorit dhe të largohen deri më 28 shkurt 2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË TIRANË PËR LETRAT ANGLEZE/ Dyshohet se ganezja refuzoi martesën me Pirën dhe...
Previous article HUMBJA NDAJ RENNES/ PSG turpërohet, por që kur tekniku ka marrë kontrollin macja e zezë quhet… Genesio

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT