• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË TIRANË/ Në pritë Hekuran Billën e nxori një femër? Shqetësimet që i shprehu së motrës dhe dyshimet e hetuesve
Home
Breaking News

VRASJA NË TIRANË/ Në pritë Hekuran Billën e nxori një femër? Shqetësimet që i shprehu së motrës dhe dyshimet e hetuesve

15 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dyshohet se ne prite Hekuran Billën e nxori nje femër .

40 vjeçari pasditen e së enjtes, kishte takuar disa shokë në qytetin e Durrësit.

Më vonë ka shkuar tek “Komuna e Parisit” në Tiranë, ku u qëllua me breshëri plumbash, disa prej të cilëve e prekën në pjesën e pasme të kokës si dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ai kishte ardhur nga Belgjika vetëm pesë ditë para se të ndodhte vrasja. Megjithëse, familjarët ende nuk e kanë të qartë se kush e nxori në pritë, ata besojnë se midis telefonatave të asaj pasditeje ishte edhe një femër. Por, i mbetet organeve të hetimit ta zbulojnë zyrtarisht.

A ndiqej Hekuran Billa? Familjarët kanë qenë të frikësuar vazhdimisht për shkak të hakmarrjes së mundshme nga ana e familjes Prela në Shkodër, me të cilën kishin biseduar herë pas here, por nuk kishin arritur faljen nga ana e tyre.

Të frikësuar ishin edhe ditën e enjte, ku babai i Hekuranit e ka telefonuar të birin për ta pyetur për vendndodhjen, ndërsa ai i ka deklaruar se po shkonte drejt “Komunës së Parisit”. Ajo ishte telefonata e fundit, pas ngjarjes tragjike që ndodhi më pas.

Edhe vetë i ndjeri, ka qenë i shqetësuar javët e fundit, duke i deklaruar të motrës: “Punët nuk i kemi hiç mirë”.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor thanë se kanë dyshime se Hekuran Billa është ndjekur para se të vinte në Shqipëri dhe më pas është dhënë informacion për vrasësin.

Hetuesit kanë kërkuar informacion nga Belgjika dhe Holanda pasi kanë dyshime për përfshirjen e Billës në aktivitet kriminale aty.

Policia ka shpallur në kërkim Viktor Prelën për vrasjen, por nuk ka ende prova për ta lidhur me ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NJOHËN NË "BIG BROTHER"/ Çifti i shumëpërfolur martohet në fshehtësi
Previous article E RËNDË NË KORÇË/ 9 vjeçarit i shpërthen në dorë bombula e gazit, po luante me të

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT