Një prej dëshmitarëve thonë se 32-vjeçari Albi Bashaliu është vrarë nga 2 persona që ishin veshur me të zeza dhe me maskë COVID-i.
” Një makinë ishte parkua afër, ishte me xhama të zinj, nuk u pa njeri brenda, nuk pamë asnjë lëvizje të dyshimtë, sa doli ai, zbritën nga makina dhe e qëlluan, ishin veshur me xhinse dhe një pallto të zezë, me maskë COVID, çuna të rinj, ishin 2 veta”, tha një prej dëshmitarëve.


