Vrasja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në orët e para të mëngjesit solli vdekjen e një 27 vjeçari.
#AlpeNews.al mëson se Indrit Pepa është personi në foto. Mësohet se 27 vjeçari jetonte jashtë Shqipëruisë, në Amsterdam të Hollandës, e ndërsa studimet i kishte kryer në Hamburg të Gjermanisë.
E ndërsa viktima ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës.
***
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Mamurras. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Zef Hoti’.
Nga të dhënat paraprake mësohet se i vrarë ka mbetur një 27-vjeçari Indrit Pepa. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër ngjarje ndodhi në Fushë-Mamurras, ku pas një sherri mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar.




