• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË LEZHË/ Historia tronditëse 16-vjeçarit që u bë vrasës për të marrë gjakun e babait! Çfarë ndodhi para 13 vitesh
Home
Breaking News

VRASJA NË LEZHË/ Historia tronditëse 16-vjeçarit që u bë vrasës për të marrë gjakun e babait! Çfarë ndodhi para 13 vitesh

24 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja në Lezhë. Mësohet se djaloshi 17-vjeçar, Florian Pervathi ka marrë hak për babanë e tij të vrarë në 2009. Babai i 16-vjeçarit, Gjon Pervathi është ekzekutuar nga vëllai i viktimës së sotme, Ndue Lekgjonaj me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Prej vitesh Përvathi kishte pasur probleme me familjen Lekgjonaj.

Sot, kur kanë kaluar 13 vite, djali ka vrarë vëllanë e autorin që i vrau babanë, Lekë Lekëgjonin. Tragjedia rëndohet pasi mamaja e 16-vjeçarit, në kushte të rënda psikike, piu fostoksinë, duke vdekur në të njëjtën ditë me të shoqin. Çifti Përvathi la 4 fëmijë jetimë.

Si ndodhi vrasja e Gjon Pervathit, babait të 17-vjeçarit, Florian Pervathit
Krimi ndodhi në rrugën kryesore që lidh Lezhën me Laçin duke pasir si viktimë Gjon Pervathit. I biri 14 vjeç dhe një kushëri i tij u plagosën nga autori, ndërsa e shoqja e viktimës u vetëhelmua pasi mësoi atë çka kishte ndodhur. Duke kujtuar se veç të shoqit kishte vdekur dhe i biri i vetëm, 40-vjeçarja Martine Përvathi i dha fund jetës me fostoksinë, duke lënë jetimë brenda ditës 4 fëmijët.
Autori, Ndue Lekgjonaj e ka ruajtur Përvathin e ka qëlluar për vdekje. Një konflikt i hershëm mes viktimës dhe fqinjëve të tij, në fshatin Grykë-Manati të Lezhës, u bë shkak për këtë ngjarje të rëndë. Për policinë ishin të njohura konfliktet e pronësisë dhe kanosja me armë që Pervathi i kishte bërë fqinjëve, prandaj ai ishte burgosur e dënuar. Me makinë i ka ndjekur tre udhëtarët, Gjon Përvathin, të birin, Danielin, si dhe kushëririn Gjergj Përvathi. Në hyrje të Lezhës, e shumë pranë vendbanimit, që nga makina autori Lekgjonaj, rreth 50 vjeç, ka qëlluar me breshëri automatiku. Dy plumba i morën jetën shënjestrës së tij, ndërsa një tjetër aksidentalisht dhe kushëririt të viktimës. Përballë kësaj skene, djali vetëm 14 vjeç është sulur drejt makinës së autorit për ta nxjerrë jashtë, por në tentativë për t’u larguar ai e përplasi fuqishëm.
Tragjedia e familjes Përvathi nuk përfundoi këtu. Martine Përvathi ndërroi jetë pak orë pas vrasjes së të shoqit. Nga të afërm e dëshmitarë që panë skenën e krimit, 40-vjeçarja ka mësuar se veç të shoqit, kishte vdekur dhe i biri i vetëm, pas 3 vajzave. E rënduar nga ky lajm, gruaja ka kaluar në gjendje të rëndë depresive, duke pirë një sasi fostoksine, e cila ka qenë fatale për jetën.
Edhe më herët, Gjon Përvathi ishte bërë protagonist i një sherri me armë me fqinjët e tij, Lekgjonajt. Ata shpeshherë ishin konfliktuar për kufirin e pronave që kishin dy familjet, derisa në 2008 Lekgjonaj kapi një nga delet e fqinjit që kishin hyrë në tokën e tij, duke u therur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARMËN E MBANTE TE BUQETA ME LULE"/ Dëshmitarët rrëfejnë vrasjen e shqiptarit në Guayaquil
Previous article VARIANTI OMICRON/ Ulqinaku: Qeveria të jetë drastike për vaksinimin, mbyllja e shkollave do të shkëpusë...

s.autor

Postime të ngjashme

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT