• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË KINOSTUDIO/ Kamerat FILMUAN autorin që studionte terrenin duke… (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

VRASJA NË KINOSTUDIO/ Kamerat FILMUAN autorin që studionte terrenin duke… (DETAJET E REJA)

13 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kastriot Gjuzi, autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjecarit Mario Majollari është filmuar nga disa kamera sigurie. Burime nga grupi i hetimit kanë thënë se 40-vjeçari disa ditë para ekzekutimit ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve ne vendngjarje dhe dyshohet se studionte terrenin, raporton Gsh.al.

Familjarët e Kastriotit zbulojnë detajin që s’dihej deri tani

Familjarët e Petrit Gjuzit, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasjen e Mario Majollarit, mohojnë hasmërinë me familjen e viktimës, duke deklaruar se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë në shtëpinë e tyre.

majollari marjo babai

Gjatë deklarimeve që ata kanë dhënë për Policinë, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, të afërmit e 40- vjeçarit kanë treguar se nuk e dinë vendndodhjen e tij. Sipas tyre, nuk e kanë parë dhe as nuk kanë komunikuar me të në telefon që prej ditës së martë. Ndërsa prej atij momenti telefoni i tij del vazhdimisht i fikur.

“Nuk e dimë se ku ndodhet. Për herë të fundit e kemi takuar mesditën e së martës. Në mbrëmje nuk erdhi në shtëpi. Nuk kemi komunikuar më me të”, kanë deklaruar të afërmit e Petrit Gjuzit, i cili së fundmi e kishte ndryshuar emrin në Kastriot, një detaj ky që nuk dihej deri tani.

Sa i përket dyshimeve të Policisë, se vrasja e Mario Majollarit është kryer për motive gjakmarrjeje, familjarët e Gjuzit kanë deklaruar se nuk janë në hasmëri me askënd.

“Në shtëpinë tonë nuk është folur asnjëherë për hakmarrje, as nga Petriti, as nga askush tjetër”, kanë dëshmuar ata.

Gazeta “Panorama” tentoi të komunikonte me familjarët e Petrit Gjuzit, në banesën e tij në rrugën “Myslym Keta”, por ata refuzuan të prononcohen.

I KERKUARI

Pa kaluar as 24 orë nga ngjarja, Policia e Tiranës arriti të zbardhë atentatin e së martës në Kinostudio, ku mbeti i vrarë me 4 plumba 28- vjeçari Mario Majollari.

Policia tha se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, 40- vjeçari Kastriot Gjuzi, i cili me emrin e mëparshëm e ka pasur Petrit Gjuzi, banues në zonën e Tufinës.

Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit thanë se ekzekutimi i Mario Majollarit është kryer për motive gjakmarrjeje. Kjo, pasi babai i tij, 18 vite më parë ka vrarë 2 persona, njëri prej të cilëve Ilir Gjuzi, vëllai i personit që u shpall në kërkim dje nga Policia.

Megjithatë, përveç motivit dhe faktit që Kastriot Gjuzi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, apo në ambiente të tjera që frekuenton nga ana e Policisë, duket se ende nuk ka ndonjë provë tjetër të fortë në lidhje me përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klopp: Kush mendon se Roma është një rival i lehtë, nuk e ka parë kundër Barçës
Previous article Mielli më i shtrenjtë në histori! Kostoja e sherrit në Parlament mund të shkojë deri në 1 MILIARDË EURO

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT