• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mielli më i shtrenjtë në histori! Kostoja e sherrit në Parlament mund të shkojë deri në 1 MILIARDË EURO
Home
Shqipëri

Mielli më i shtrenjtë në histori! Kostoja e sherrit në Parlament mund të shkojë deri në 1 MILIARDË EURO

13 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Një miliardë euro mund t’i kushtojë shqiptarëve skena e turpshme e regjistruar ditën e djeshme në Parlamentin Shqiptar.

Kjo shfaqje pamaturie e politikës shqiptare rrezikon jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe fondet strukturore që vendi mund të përfitojë nga Bashkimi Europian.

Aktualisht, instrumenti kryesor i BE-së për financimin e projekteve në vendet e Ballkanit Perëndimor është fondi IPA. Kësaj i bashkohen edhe një numër fondesh të tjera si dhe grantesh direkte nga ana e vendeve anëtare.

Për periudhën 2014-20, Shqipërisë, si një vend kandidat iu alokuan pothuajse 640 miliardë euro, grante IPA.

Ndërkohë, Serbia, duke qenë një vend negociues, përfitoi tre herë më shumë, plot 1,5 miliardë euro.

Ngritja “në kategori”, duke u shndërruar edhe ne një vend negociues, do të çbllokonte për shqipërinë disa qindra miliona euro më shumë, potencialisht deri në një miliardë euro më shumë, që do të financonin pa kosto, pra jo në formë kredie, por një dhurim i drejtëpërdrejtë, me dhjetëra projekte të rëndësishme infrastruktutore, por edhe një numër reformash të domosdoshme për vendin tonë.

Sipas sinjaleve nga Brukseli, në datën 17 prill, kur të publikohet progresraporti për Shqipërinë, do të përfshihet rekomandimi për hapjen e negociatave.

Por, ky është vetëm hapi i parë. Vendimi përfundimtar do të merret në konferencën e kryetarëve të shteteve në muajin qershor dhe mjafton një shtet të vendosë veton e tij, që Shqipërisë të mos i aprovohet nisja e negociatave.

Incidenti i djeshëm në Parlament i jep më shumë argument vendeve euroskeptike apo atyre që nuk dëshirojnë pranimin e Shqipërisë, duke vendosur në rrezik të ardhmen europiane të vendit tonë.

Në fakt, dy gazetat më të mëdha gjermane, “Bild” dhe “Der Standard”, shtruan qartësisht ditën e sotme pyetjen nëse Shqipërisë duhet të pranohet, duke marrë shkas nga ngjarjet e djeshme në Parlament.

“Disa vezë, miell dhe Shqipëria bën kek në Parlament”, ishin tonet ironizuese të “Bild”, gazetës me tirazhin më të madh në Gjermani.

Nëse kjo do të ndodhë, mielli i hedhur ditën e djeshme në Parlament mund të konfirmohet si mielli më i shtrenjtë i historisë, duke na kushtuar plot 1 miliardë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË KINOSTUDIO/ Kamerat FILMUAN autorin që studionte terrenin duke... (DETAJET E REJA)
Previous article Këngëtaret shqiptare që e kthyen shtatzëninë e tyre në telenovelë dhe "gënjyen sy për sy" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT