• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË KAVAJË/ Flet ish-bashkëshorti i Marsidës: Dy fëmijët kanë qenë me mua, personat që ishin me të në banesë…
Home
Breaking News

VRASJA NË KAVAJË/ Flet ish-bashkëshorti i Marsidës: Dy fëmijët kanë qenë me mua, personat që ishin me të në banesë…

10 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Flet për “Panorama” ish-bashkëshorti i Marsida Qatjas, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.

Në një intervistë me gazetaren e “Panorama” Etleva Delia, Etmond Sinka, babai i dy fëmijëve të Marsidës, është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.

Ai deklaroi se me Marsiden janë ndarë prej katër vitesh me marrëveshje, por vijojnë të ruajnë një raport të mirë mes tyre, dhe se nuk kanë probleme.

“Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, u shpreh ai.

Sinka, duke folur për ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, tha se nuk ka njohje personale me ta.

Viktima
Viktima

Më tej ai deklaroi se kujdestarinë e fëmijëve e ka Marsida, por kohët e fundit, për shkak të lindjes së djalit të vogël, më së shumti fëmijët kanë qëndruar me të.

“Më kanë telefonuar për të më ofruar ndihmë psikologjike për fëmijët, por deri tani të dy janë mirë, nuk janë në gjende shoku”, pohoi ish-bashkëshorti i Marsidës.

ZBARDHJA E DËSHMISË SË MARSIDA QATJAS:

“Shtetasja Marsida  Qatja  ka deklaruar se prej kohësh ka pasur  mardhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marredhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht  ndërprerjes se marrdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli  ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer mardhënie me të”- bejne me dije burimet.

Shtetasja Marsida Qatja e ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, por ai ka kembengulur dhe e ka shqetesuar serish.

Ajo kete problem e ka ndare me shtetasin Bledar Toci paraditen e djeshme dhe ai e ka siguruar se do ta zgjidhte kete gje me Dritanin

Bledar Toçi
Bledar Toçi

Në mbremjen e datës 09.10.2019 shtetasi  Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar sëbashku me te, në prani edhe të dy personave te tjere, qe ishin shoke dhe njeheresh fqinj te Marsides.

Rreth orës  23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja  ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e guzhinës së banesës së saj.

Ne keto kushte, Marsida ka komunikuar me te dhe e ka ftuar te vinte brenda per tu sqaruar.

Sapo ka hapur derën  e baneses së saj, Dritani eshte futur me arme në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar  Toci.

Dritan Haxholli ka qelluar me arme ne drejtim te tij duke plagosur ate. Bledari ka nxjerre pistoleten qe kishte me vete, ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili  ka mbetur i vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HYSAJ DO TË LARGOHET NË JANAR"/ Konfirmon agjenti i lojtarit: Pranon me kënaqësi kalimin tek…
Previous article ''ÇFARË DO TË DOJA TË MOS MË KISHIN THËNË KURRË''/ Rrëfimi i një vajze shqiptare me depresion

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT