• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA në Itali/ Gjykata: Të ekstradohet 22 vjeçari shqiptar. I dënuar edhe më parë për…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA në Itali/ Gjykata: Të ekstradohet 22 vjeçari shqiptar. I dënuar edhe më parë për…

25 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka lejuar ekstradimin në Itali të 22 vjeçarit Alfred Rrasa, i dyshuar për vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri në korrik 2017 në vendin fqinj. Motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë konflikti për një femër.  “ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit, ku zbardhet dinamika e krimit si dhe telefonata e fundit e viktimës.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë përgjigje pozitive autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekstraduar në këtë vend një 22 vjeçar nga Shkodra. Alfred Rrasa do të vendoset në dispozicion të palës italiane, pasi dyshohet të jetë një nga autorët vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në Cuneo, Itali. Rrasa u arrestua në janar 2018 në aeroportin e Rinasit, në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Cuneso për akuzën e “vrasjes”, “vrasjes së mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit që lejon ekstradimin e 22 vjeçarit, ku zbadhet dinamika e krimit, referuar akteve hetimore të përcjella nga pala italiane. Sipas hetuese të vendit fqinj, në orën 04:15 të 26 korrikut 2017, në vendin e quajtur Cavallermagiore brenda një automjeti tip “BMW X3” është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Andrea Lucaj. Viktima ishte në vendin e drejtuesit të mjetit, ndërsa në vendin e pasagjerit ishte Florian Kroni, i plagosur.

Nga marrja në pyetje e tij, si edhe analizimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes ka rezultuar se atentati është kryer  nga të paktën 3 autorë. Njëri prej tyre ka shërbyer i karrem. Pasi automjeti ka qëndruar pranë tij, dy persona të tjerë kanë hapur dyer e pasme të makinës dhe kanë filluar që qëllojnë me armë zjarri.

Hetimi ka zbuluar se viktima Lucaj dhe i arrestuari Rrasa kishin njohje me njëri-tjetrin.  Ditën e ngjarjes ata ishin konfliktuar, pas pretendimeve se Rrasa kishte folur keq për një vajzë. Takimi mes tyre ishte paraprirë nga një telefonatë e tensionuar mes të dyve, që sipas një dëshmitari ishte mbyllur me fjalët “do shihemi për t’u sqaruar”.

Alfred Rrasa rezulton të jetë dënuar dy herë me burg nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2015 për akuzën e “moskallëzimit të krimit” dhe “drejtimit të parregullt të mjetit”, dënime që i ka vuajtur./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një fshat i tërë po shembet në Lushnjë, banorët duan ta braktisin
Previous article Odise Roshi kapiteni/ Një emocion i veçant, më pëlqen konkurrenca në skuadër

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT