• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Një fshat i tërë po shembet në Lushnjë, banorët duan ta braktisin
Home
Sociale

Një fshat i tërë po shembet në Lushnjë, banorët duan ta braktisin

25 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Rrëshkitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në Allprenaj të Lushnjes. Shtëpitë janë dëmtuar dhe banorët kërkojnë të largohen, por nuk kanë se ku të shkojnë.

Familja e Tajar Bllikut është më e dëmtuara. Gruaja e tij, Mirjana, përpiqet të mbushë të çarat e mureve me rroba të vjetra. Të paktën të mos futet era, e cila shkakton lëkundje në çdo dhomë. Këtu banojnë pesë persona, të cilët zgjohen me makthin e shembjes së shtëpisë

“Ka rrëshkitur toka nga shirat e tepërt, ja këto i kam zënë vetëm nga era, se lëre shiu, hyn e hyn, edhe andej e ka marrë ka ikur dheu”

Nga themelet e shtëpive po rrjedh ujë. Rrëshkitjet kanë shkaktuar çarje të mëdha të mureve.Këtu, në Allprenaj të Lushnjës fshatin po e përpin toka. Pesë banesa janë shembur 10 të tjera janë të pabanueshme.

“Para dy ditësh kam bërë një vijë që po del uji këtej nga themmelet, po mos ta kisha bërë këtë vijën këtu do ishim brenda”.

Burrat e fshatit bëjnë roje natën, Dikush duhet të qendrojë zgjuar për të lajmëruar të tjerët nëse toka nis të shkëputet. Në çdo shtëpi në Allprenaj, flitet për braktisjen e zonës. Të gjithë duan të ikin.

“Gjithë natën rrimë roje, sidomos unë dal përjashta”.

“Po ku kemi mundësi, po të kishim mundësi kishim blerë shtëpi në Lushnje”.

“Jemi në rrezik nuk mund të rrimë brenda, kemi frikë, kalamajtë i kemi përjashta, kemi frikë t’i lëmë brenda”.

Gratë nuk lejojnë që fëmijët të futen brenda dhe pse jashtë është shi. Ato janë të tmerruar nga mendimi se muret mund të zënë poshtë.

Shkarjet e tokës në Allprenaj kanë nisur të japin probleme që prej 10 vitesh. Banorët tregojnë se ekspertët kanë zbuluar se çarja e tokës është rreth 37 metër në thellësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kristian Prenga fantastik, mposht me “knock out” kanadezin Chemelli
Previous article VRASJA në Itali/ Gjykata: Të ekstradohet 22 vjeçari shqiptar. I dënuar edhe më parë për...

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT