• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ISH BLLOK/ “S’mund të justifikohet nga burimet e ligjshme”, pasuria e Martinaj kalon në “sitën” e Prokurorëve
Home
Breaking News

VRASJA NË ISH BLLOK/ “S’mund të justifikohet nga burimet e ligjshme”, pasuria e Martinaj kalon në “sitën” e Prokurorëve

3 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës krahas hetimeve në lidhje me ngjarjen në Bllok, ka hetuar dhe aktivitetin financiar për Ervis Martinaj. Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Panorama”, shihet se pasuria ka kaluar në “sitë”, për të parë nëse ka probleme apo jo.

Sipas kësaj dosje shihet se Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme. Prokurorët nënvizojnë faktin se mënyra e shlyerjes është cash, burimi i te ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund te justifikohet me burimet e ligjshme qe ka pasi ai nuk ka kryer deklarim të ardhurave individuale për të ardhura të realizuar mbi shumën 2.000.000 lekë.

Në dosjen hetimore thuhet se Ervis Martinaj zotëron disa shoqëri tregtare të cilat janë të gjitha pasive dhe nuk ushtrojnë aktivitet. Megjithatë prokuroria ka zbuluar se Ervis Martinaj ka disa kontrata noteriale për blerje automjete ose pasuri të paluajtshme. Janë 12 kontrata noteriale që ndodhen në dosjen hetimore përmes të cilave prokurorët mbështesin akuzën e tyre se Martinaj nuk ka pasur burime të ligjshme për këto transaksione.

 

Dosja Martinaj
Pjesë nga dosja e Prokurisë

“Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare, mbi bazen e materialit referues nga Departamenti i Policise Kriminale me shkresen Nr. 339 prot, date 01.08.2018 ka regjistruar materialin kallzues Nr. 10904, date 24.08.2018. Pasi materiali ka kaluar per trajtim ne “Seksionin e posacem”, eshte proceduar me regjistrimin e procedimit penal Nr. 6980, date 14.09.2018, per vepren penale te “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ne date 10.10.2018 eshte regjistruar emer i personit qe i atribuohet vepra penale shtetasit E.Martinaj per veprat penale te parashikuara nga nenet 189/1, 197, si dhe 287 te Kodit Penal. Procedimit penal Nr 6980/2018 i eshte bashkuar dhe procedimi penal Nr. 8225/2018 regjistruar per veprat penale te parashikuar nga nenet 197, 198 dhe 180 te Kodit Penal, ndjekur ne nje procedim te vetem me Nr. 6980/2018. Nga aktet e procedimit penal deri ne kete moment procedurial rezulton se shtetasi Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe ne vijim ka blere pasuri ne vlera te konsiderueshme. Menyra e shlyerjes eshte CASH, burimi i te ardhurave eshte i papercaktuar dhe nuk mund te justifikohet me burimet e ligjshme qe ka ky shtetas. Per te konkretizuar kerkimet tona para kesaj gjykate permendim si me poshte disa te dhena te administruara ne fashikullin hetimor”, është kjo një pjesë e dosjes së Prokurorisë me anë të të cilës u kërkua masa e sigurimit në Gjykatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI/ Gjendet një çantë e DYSHIMTË në Tiranë. Mendohet se është EKSPLOZIV
Previous article Me këto 5 pozicione seksi oral do të jetë i paharrueshëm (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT