• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA NË ELBASAN/ Hajdari: E gjitha ndodhi për shkak të etjes për pushtet
Home
Zgjedhjet 2021

VRASJA NË ELBASAN/ Hajdari: E gjitha ndodhi për shkak të etjes për pushtet

22 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Kandidatja e Nismës Thurje për qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari ishte e ftuar në “Dita jonë” ku foli për ngjarjen e rëndë të një dite më parë në këtë qytet, ku u vra një person si dhe u plagosën 4 të tjerë, një prej të cilëve ishte efektive policie.

Sipas Rudina Hajdarit, partitë e vjetra në Elbasan kanë lidhje me elemente të krimit të organizuar të cilët qarkullojnë para të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike.

Ajo shtoi se dy drejtuesit politikë të partive të mëdha duhet të kishin dhënë dorëheqjen dhe shprehu habinë për deklaratën e Gazmend Bardhit në lidhje me të ashtuquajturat “struktura të mbrojtjes së votës”.

“Përplasjet në Elbasan nisën që Ditën e Verës. Mbrëmë pamë ngjarjen që tronditi qytetin. Kjo ngjarje do të ketë pasoja. Partitë e vjetra politike janë të gjithë të lidhur me elemente të krimit të organizuar. Pushteti është i kapur nga këto elemente. Këta lëvizin të qetë në qytet, kanë ndikimin e tyre. Aty përpunohet droga dhe më pas eksportohet në vendet e BE-së. Ka tunele të veçanta ku punohet. Droga që përpunojnë krijon shumë para që qarkullon në terren. Ne duhet të shkëputemi nga ky model.

3 partitë kryesore nuk duhet të tregonin muskujt dhe gangsterët. Mendoj se zoti Balla dhe Bardhi duhet të kishin dhënë dorëheqjen dje. Kështu ndodh në një vend normal. Ata nuk e bënë këtë gjë sepse vetëm vetëmbrohen nga ky akt i shëmtuar. Nuk e dimë a do mbarojë me kaq. Kjo ngjarje ndodhi pasi ka një etje për pushtet që nuk është parë më përpara. Dhe këto viktima po shkaktohen pikërisht për shkak të kësaj gare politike”, tha Hajdari në “Dita jonë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJUHË LUFTE EDHE ME FËMIJËT NË VLORË/ Meta: Do të shpartallojmë thellë bandat e 'Astirit' dhe horrat e Rilindjes
Previous article EKZEKUTIMI NË ELBASAN/ Patozi: Ngjarje dramatike. Nuk ka kuptim që shqiptari të humbasë jetën për...

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT