• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ELBASAN/ Babai i vëllezërve Kovaçi: Vajza merrka njerëz në qafë. Çfarë më bëri nëna e saj në 12 të natës
Home
Breaking News

VRASJA NË ELBASAN/ Babai i vëllezërve Kovaçi: Vajza merrka njerëz në qafë. Çfarë më bëri nëna e saj në 12 të natës

8 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zef Kovaçi, babai i dy vëllezërve në Elbasan që u përfshin në një përleshje me thika dhe njëri prej tyre, Florenc Kovaçi mbeti i vdekur ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me akuzat se kishin shfrytëzuar një 14-vjeçare për prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike.

Zef Kovaçi tha se Mikeli është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse goditjen e ka shumë të thellë. Ai ka treguar një rast kur nëna e 14-vjeçares i kishte shkuar në shtëpi në mes të natës për të kërkuar vajzën, por ajo ndodhej në vend tjetër. Sipas tij “e mitura merr njerëz në qafë”.

Sa i përket akuzave për shitje të lëndëve narkotike, Zef Kovaçi tha se djemtë e tij bënin punë të ndershme dhe nuk kishin asnjë lidhje me drogën. Për marrëdhënien e Mikelit me të miturën, sqaroi se djali nuk donte të kishte kontakt me të, por ajo gjente Florencin nga i cili kërkonte të mësonte vendndodhjen e të vëllait.

Zef Kovaçi: Mikelin e kam të sëmurë jashtë rrezikut për jetën. Goditjen e ka shumë të thellë. Në bisedën që dëgjova, jam tronditur jashtë mase tani që dëgjova vajzën. E ëma e vajzës më ka ardhur në orën 11 ose 12 të natës, Mikeli në dhomën e vet dhe kërkonin gocën. Gocën e kanë gjetur në vend tjetër. Më tha vetëm “më fal se e kam ditur që rri me Mikelin se janë shokë shkolle”. E kam shoqëruar deri në shtëpi dhe më kërkonte falje se më shqetësoi në mes të natës. Për më shumë se shokë nuk e di nëse kanë qenë. Po them vetëm se kur do ikte në shtëpinë e vet, i ra telefoni dhe vajza i tha “Jam te shtëpia, ku je ti”. Kjo goca merrka në qafë shumë njerëz. Unë e di ku e kam djalin. Jo vetëm ky por edhe ai që nuk e ka jetën sot, më ka marrë në qafë djalin. I kishte shkuar Florencin dhe i thoshte dua Mikelin se Mikeli nuk i hapte telefonin.

Të dy djemtë i kam pasur në punë dhe për këtë ka të tjerë për tu pyetur. Ata bënin punë të ndershme. Jam habitur jashtë mase sepse nuk është e vërtetë që merren me lëndë narkotike. Unë nuk e kam idenë çfarë domethënë “narkotikë”. Atij që i ka ikur jeta, e kam pasur punëtor, jo me narkotikë.

Me vëllain e të miturës ka pasur ndonjë problem më parë?

Zef Kovaçi: Absolutisht jo. Ishte djali më i mirë, më i urti, më i dashuri nga i gjithë Elbasani. Janë djem të shoqërisë, jo të narkotikës. Mikel Kovaçi ka punuar me 3 turne në Metalurgjik. Ajo goca do të marrë në qafë djalin ti, do t’i marrë jetën. Kur ka ardhur në polici ajo vajza, pse do ta kërkonte Mikelin para mbrapa. Pse më vrau çunin e madh? Pse i shkonte që të gjente Mikelin? Këtë ka bërë ajo, por do flasim ballë përballë.

A e keni parë Mikelin duke pirë lëndë narkotike?

Zef Kovaçi: Asnjëherë. Absolutisht jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sali Berisha “feston” 53 vjetorin e anëtarësimit në PPSH, “ëndrra” anti-amerikane e tij vazhdon edhe sot
Previous article VRASJA NË ELBASAN/ Flet vajza 14-vjeçare: Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Mikelin e kisha...

F.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT I RËNDË/ Nuredin Dumani godet me grusht gardianin e burgut Aktualitet

INCIDENT I RËNDË/ Nuredin Dumani godet me grusht gardianin e burgut

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT