• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Zbardhet i PLOTË urdhër-ndalimi për ELVANA GJATËN. Sapo të hyjë në Shqipëri…
Home
Sociale

VRASJA NË BLLOK/ Zbardhet i PLOTË urdhër-ndalimi për ELVANA GJATËN. Sapo të hyjë në Shqipëri…

27 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjykata e Tiranë ka lëshuar një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 30 ditor që këngëtarja e njohur të paraqitej vetë për të dhënë deklaratën e saj.

Elvana Gjata u shpall në kërkim policor më 9 tetor, plot 5 ditë pas ngjarjes që ndodhi në lokalin Monopol në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Nga burimet policore mësohet se Elvana Gjata, atë ditë, ka qenë me makinë para lokalit “Monopol” në ish-Bllok për t’u takuar me të dashurin e saj, Ervin Mata. Paralel me makinën e saj, ka ndaluar edhe një tjetër mjet, që sipas dëshmive kanë ngacmuar këngëtaren, teksa pranë saj ishte Ervin Mata dhe Merviol Bilo.

Ky epsiod dyshohet se ka qenë shkëndija e përplasjes mes dy grupeve që më pas prodhoi një viktimë dhe një të plagosur. Veç personave të përfshirë në konflikt, tashmë të arrestuar, oficerët e policisë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tyre, përfshi prindërit e Elvana Gjatës, por këngëtaren asnjëherë nuk e kanë gjetur. Po të njëjtat burime saktësuan, se në sistemit TIMS figuron qe Elvana Gjata të jetë larguar drejt Vienës nga aeroporti i Rinasit dhe destinacioni i saj final dyshohet se është Gjermania.

Katër orë pas ngjarjes Gjata është larguar drejt Vienës, ndërsa të shpallur në kërkim përveç saj janë edhe Ervin Mata, i dashuri i saj; Fabiol Alushi dhe komandoja Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi viktimën Fabiol Gaxha.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokalin në Monopol nga përplasja me armë humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato, të cilët tashmë janë të arrestuar. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele.

Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANUCCI NUK E PREFERON/ Elozhe nga trajneri: LENJANI është lojtari më i mirë që...
Previous article TIFOZËT E PRESIN ME PADURIM/ Rikthimi te “Djalli”, vijojnë kontaktet IBRA-LEONARDO

F.autor

Postime të ngjashme

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave Aktualitet

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT