Mbrëmja e 4 tetorit ku në zonën e ish bllokut mbeti viktimë një person dhe u plagosën 2 të tjerë tronditi kryeqytetin dhe do të mbahet mend gjatë edhe për faktin se pjesë e përplasjes ishte “molla e sherrit” ,këngëtarja Elvana Gjata dhe i njohuri i policisë Ervis Martinaj.
Një nga dëshmitë më parë ka qënë se Mata, pasi ka takuar Elvana Gjatën është kthyer i nevrikos në lokal, por një gjë e tillë nuk arrin të dallohet në videon e publikuar sot, që trazoi edhe njëherë ngjarjen.
Pikërisht këtë dëshmi ku akuzohet këngëtarja e ka dhënë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Redi Popescu.
Redi Popescu në gjyq
Në dëshminë e tij, veç kësaj fjalët e Popescut bien ndesh me atë çfarë transmetohet në video.
Përveç orareve që janë të ndryshme, Popescu thotë se Ervis Martinaj e ka “marr dhe e ka nxjerr jashtë për tek taksitë”, ndërkohë që në video shihen vetëm që vrapojnë pas njëri tjetrit.
Në dëshminë e parë pronari Popescu deklaron se sherri nisi për një “pse më pe”, ndërsa tek e dyta ai bën “mollë sherri” Elvana Gjatën.
Kujtojmë se pamjet kanë ardhur nga kamera e paradhomës. Sipas hetimeve, një kamerë tjetër ka qënë e instaluar brenda lokalit në pjesën e banakut por rezulton e fikur.
Këtu lind pyetja: Redi Popescu “harroi” ta fikte kamerën nga ku u zbulua video, apo e la “qëllimisht” në rast se diçka e tillë do të ndodhte.
/AlpeNews.al



