• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Si u ashpërsua masa e sigurisë ndaj ERVIS MARTINAJ. Akuzat dhe dënimet
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Si u ashpërsua masa e sigurisë ndaj ERVIS MARTINAJ. Akuzat dhe dënimet

19 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e prokurorisë për të ashpërsuar masën e sigurisë nga “burg me afat 30 ditë” në “burg pa afat” për Ervis Martinaj i arrestuar pas një përplasje me armë me një të vrarë në ish-bllok.

Martinaj i cili po ashtu mbeti i plagosur në përleshjen e cila ndodhi në fillim të tetorit, akuzohet për “vrasje të mbetur në tengtativë”, ndërsa prokuroria po e heton edhe për “zhvillim bastesh të paligjshme”, “pastrim parash” e akuza të tjera.

Fillimisht gjykatësi Artan Gjermeni në Shkallën e Parë vendosi masë sigurie me afat 30 ditë, duke kërkuar më shumë prova nga prokuroria. Në Apel Hysni Demiraj ka pranuar pretendimin e prokurorit Gent Xholi që përfaqësoi akuzën, dhe ka hequr kufizimet kohore mbi masën e sigurisë.

Bashkë me Martinajn me masë sigurie arresti me burg është edhe Eljon Hato, i cili po ashtu u plagos gjatë përleshjes, në të cilën mbeti i vrarë Fabjol Gaxha. Mbrojtësit kërkuan lirimin e tyre duke pretenduar se ata nuk kishin qenë pjesë e përplasjes me armë.

Po ashtu i arrestuar për përplasjen me armë  është dhe Geldo Hoti, ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe Ajaks Boshnjaku. Këta të fundit janë nën akuzë për vrasjen e Gaxhës.

Nga personat e identifikuar si të përfshirë në përplasje Martinaj është me precedentë penalë. Ai  është akuzua për një vrasje në vitin 2015, por u dënua për një akuzë të lehtë me vetëm 1 vit e katër muaj. Martinaj po ashtu u përmend edhe gjatë dëshmive në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa rezulton se ka një dënim me tre muaj burg për “organizim lojrash të paligjshme të fatit”. /BIRN 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI MEDALJEN E ARGJENDË/ Sportistja SHQIPTARE synon vendin e parë për bodybuilding
Previous article PANUCCIN e kryqëzojnë edhe në Itali/ I paaftë të lërë gjurmë te Shqipëria, gati ta...

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT