Mbrëmja e 4 tetorit tronditi kryeqytetin dhe jo vetëm. Në zonën më të populluar në Tiranë, atë të ish bllokut një person mbeti i vrarë dhe të tjerë u plagosën.
Veç të tjerave, ajo që bëri dhe “bujë” ishtë fakti se molla e sherrit konsiderohet të ketë qënë këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata.
Kjo e fundit, pasi i dashuri i saj, biznesmeni Ervin Mata kishte hyrë në konflikt me një nga emrat më problematic të policisë, atë të Ervis Martinaj.
Mendohet se një ngacmim i këngëtares është bërë shkak që dy grupet të përplaseshin duke derdhur kështu gjak.
Ose të paktën kështu u la e ditur nga Redi Popesku, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Në dëshmitë e tij shpeshherë kontradiktore, Popesku ngulmoi se shkak përplasjes ishte bërë Elvana Gjata.
Redi Popesku në gjyq pas ngjarjes
Dita ditës, persona të rinj po dalin në skenë ku më i fundit ishte edhe biznesmeni Ajaks Boshnjaku i cili dy ditë më parë u vetëdorëzuar në polici në prani të avokates.
Ajaks Boshnjaku dhe Elvana Gjata
Sot është bërë e mundur zbardhja e dëshmisë ku sërisht duket se ngjarja ndryshon rrjedhën e saj. Boshnjaku bën me dije se mrbëmjen e 4 tetorit, Redi Popesku e ka telefonuar dhe e ka ftuar tek lokali i tij për një gotë verë.
Ky i fundit ka shkuar dhe siç dëshmon, i ka takuar të gjithë të pranishmit. Ajo që bie në sy, është një emër i ri i papërmendur më parë ai i Ardi Bakut, të cilin Boshnjaku thotë se e ka takuar kur po hynte në lokal.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm para pak minutash, gjykata e Tiranës la të lirë edhe Geldo Hotin, i pranishëm në sherr dhe tentoi të arratisej nga Shqipëria natën kur ndodhi sherri.
Përgatiti: AlpeNews.al




