• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Kthehet në Shqipëri ELVANA GJATA, Prokuroria e Tiranës merr dëshminë
Home
Sociale

VRASJA NË BLLOK/ Kthehet në Shqipëri ELVANA GJATA, Prokuroria e Tiranës merr dëshminë

28 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Këngëtarja Elvana Gjata ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me vrasjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Gjata është kthyer në Shqipëri pak ditë më parë përmes Rinasit, pasi ishte shuar urdhri i kërkimit policor në emër të saj.

Prokuroria e Tiranës ka marrë dëshminë e këngëtares Elvana Gjata në lidhje me ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hate. Burime të “ABC News” bënë me dije se Gjata është përballur me prokurorët e çështjes pak ditë më parë, veprim hetimor që është mbajtur në sekret të plotë.

Këngëtarja Gjata, e fejuara e biznesmenit Ervin Mata, u shpall në kërkim policor pas ngjarjes, pas dyshimeve se një ngacmim drejt saj nga Fabian Gaxha ishte zanafilla e konfliktit që përfundoi me një të vrarë e dy të plagosur. Pyetja e saj në prokurori nuk ishte bërë e mundur me herët për shkak se Gjata largua nga Shqipëria disa orë pas vrasjes. “ABC News” ka mësuar se këngëtarja e njohur është kthyer në Shqipëri para një jave përmes aeroportit të Rinasit. Duket se ajo ka pritur të kalonte afati 30 ditor, kohë e nevojshme për shuarjen e urdhrit të kërkimit policor.

Sipas burimeve pranë prokurorisë, Gjata është kthyer në Shqipëri përmes Rinasit, duke zgjedhur avionin e një linje që ka prekur pistën në orët e vona të natës.
Para prokurorëve Gjata ka dhënë shpjegime për takimin dhe bisedën e konsumuar mes saj dhe të fejuarit Ervin Mata para hyrjes së lokalit pak para ngjarjes. Burimet nuk dhanë detaje për pohimet e këngëtares, por theksuan se ajo është pyetur edhe nëse ka dijeni për konflikte të partnerit të saj Mata, apo për vendodhjen e tij aktuale.

Të dielën në Policinë e Tiranës u vetëdorëzua Ajaks Boshnjaku, i kërkuar për ngjarjen. Ai u lirua pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që caktoi për të “detyrim për paraqitje”. Më herët gjykata liroi duke caktuar të njëjtën masë sigurie Geldo Hotin, i arrestuar pas ngjarjes. Aktualisht për llogari të hetimit të ngjarjes së 4 tetorit ndodhen në qëli Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ndërsa janë shpallur në kërkim Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabian Allushi./AbcNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DITA E FLAMURIT"/ Greta Koçi sjell një kolazh këngësh për Shqipërinë (VIDEO)
Previous article DITA E FLAMURIT/ ​Yjet shqiptarë të futbollit urojnë për 28 Nëntorin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT