• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ I shpalluri në kërkim: Eldi DIZDARI, bashkëshorti i ish missit dhe kushëriri i Arbër Çekajt (DETAJET)
Home
Sociale

VRASJA NË BLLOK/ I shpalluri në kërkim: Eldi DIZDARI, bashkëshorti i ish missit dhe kushëriri i Arbër Çekajt (DETAJET)

28 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një nga mbremjet që ka tronditur kryeqytetin është padyshim ajo e bllokut, më 4 tetor ku në zonën më të populluar në Tiranë, një person mbeti i vrarë dhe të tjerë u plagosën.

Veç të tjerave, ajo që bëri dhe “bujë” ishtë fakti se molla e sherrit konsiderohet të ketë qënë këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata.

Kjo e fundit, pasi i dashuri i saj, biznesmeni Ervin Mata kishte hyrë në konflikt me një nga emrat më problematic të policisë, atë të Ervis Martinaj.

Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Mendohet se një ngacmim i këngëtares është bërë shkak që dy grupet të përplaseshin duke derdhur kështu gjak.

Ndonëse ditë pas dite, vijojnë të dalin dëshmi të reja dhe personazhe të rinj ngjarja vijon të mbetet e pazbardhur plotësisht.

Sot, një tjetër kthesë duket se u bë në ngjarje. Eldi Dizdari, emri i biznesmenit pritet të shkaktojë jo pak “zhurmë”. Ky i fundit mësohet se është edhe kushëriri i Arbër Çekajt, të dyshuarit kryesor për 613 kg kokainë.

Eldi Dizdari dhe Suada Sherifi

Veç faktit se dyshimet e para janë se ai dhe Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës), janë zënë për një sasi të konsiderueshme kokaine, ai është gjithashtu edhe bashkëshorti i ish missit shqiptar, Suada Sherifit.

Kujtojmë se Elvana Gjata është pjesë e rëndësishmë e dëshmive, por vetëm dje këngëtares i mbaroi afati i kërkimit policor duke e vështirësuar kështu situatën.

Dyshimet:

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Metropol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.

Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tawer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRBALLË NJË LUMTURIE"/ Ermal Mamaqi i zbulon prapanicën Olti Currit (FOTO)+18
Previous article "JAM E FORTË"/ Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT