• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Gjykata merr VENDIM për mikun e Ervin MATËS, cakton …
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Gjykata merr VENDIM për mikun e Ervin MATËS, cakton …

15 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranes ka caktuar sot masen e sigurise “detyrim paraqitje” per Fabio Allushin, 42 vjeç, arrestuar me 13 dhjetor, pasi ishte shpallur ne kerkim, për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit.

 

Fabio Allushin, 42 vjeç, dyshohet se ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, natën kur ndodhi krimi. Sipas njoftimit të Policisë, diten e arrestimit, Allushi akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Nderkohe qe per ngjarjen vijojnë të jenë në kërkim edhe 3 persona të tjerë, Mevjol Bilo, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së Fabian Gaxhës, plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos, si dhe Ervin Mata e Eldi Dizdari. Allushi u largua menjëherë pas ngjarjes dhe Policia pasi ushtroi kontroll banese dhe nuk e gjeti aty, bëri shpalljen e tij në kërkim.

Nga ana tjetër, në dosjen e Prokurorisë në lidhje me ngjarjen, thuhet se, në lidhje me Fabio Allushin, i është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Vath Allushi, i cili është i ati i tij, ku ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, ka rreth 1 javë e më shumë (para se të ndodhte krimi) pa e parë djalin dhe nuk i ka numër telefoni.

Gjithashtu i është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Ismail Allushi, ku ndër të tjera deklaronte se Fabion e ka djalin e xhaxhait. Ai ka treguar se e ka takuar atë më datë 05.10.2018 rreth orës 10:00, në një lokal me pronar me emrin “Niku”, lokal lagjeje dhe ai i kishte thënë se kishte qenë i pranishëm në ngjarje dhe se ishte larguar menjëherë sapo kishte nisur ngjarja.

Ai i kishte thënë se kishte shkuar për kafe në atë lokal pasi e kishte thirrur një shoku i tij, por pa i dhënë sqarime të mëtejshme. Më pas, Fabio ishte çuar nga lokali dhe ishte larguar me një shok të tijin, por që deklaruesit nuk i kujtohet targa e automjetit apo personi që ishte në drejtim të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GAZETARIT/ Erdogan jep detaje të reja: Vrasësi i Jamal Khashoggi dëgjohet duke thënë ‘Unë di si ta pres’
Previous article PLANET E "FENOMENINT"/ Ronaldo: Unë jam pro zhvillimit të ndeshjeve në SHBA, nëse është...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT