• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK DHE ELVANA GJATA/ Dëshmitë e reja “BOMBË” dhe deklarata e prindërve të këngëtares
Home
Sociale

VRASJA NË BLLOK DHE ELVANA GJATA/ Dëshmitë e reja “BOMBË” dhe deklarata e prindërve të këngëtares

3 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mbrëmja e 4 tetorit shënjoi një ngjarje të rëndë në zonën e ish bllokut ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u palgosë.

Veç  viktimës dhe plagosjeve, ngjarja u konsiderua edhe e “bujshme” për faktin se pjesë e përplasjes ishte Ervis Martinaj një emër i njohur për policinë si dhe “molla e sherrit”, këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata. Kjo e fundit është larguar vetëm pak ditë pas ngjarjes drejt Gjermanisë.

Elvana Gjata dhe Ervin Mata (I fejuari i saj)

Shumë emra kanë dal në skenë, dis ajanë arrestuar e të tjerë vijojnë të qarkullojnë. Këtë të fundit e bën i dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata i cili mendohet se ka pasur përplasje fizike me Ervis Martinaj për këngëtaren.

Sot, detaje të reja kanë dal në dritë duke nxjerrë edhe nëjherë në pah një pjesë tjetër të historisë.

Pasi telefoni i Ervis Martinaj u dërgua për ekspertizë në Izrael, rezultatet që erdhën ishin të suksesshme.

Si mëposhtë, AlpeNews.al ju sjell një përmbledhje të pistave të reja të hetimit.

Për të saktësuar se kush ka qëlluar brenda në lokal Prokuroria ka kryer aktekspertime në duart e personave të implikuar në ngjarje mes tyre edhe Ervis Martinaj. Në dosjen hetimore thuhet se ne dy aktekspertiza të kryera nga organi i akuzës ndaj Ervis Martinaj, rezulton se ai nuk ka qëlluar me armë brenda lokalit në zonën e Bllokut.

Ervis Martinaj
Ervis Martinaj

Telefoni:

Sipas informacioneve të Prokurorisë, Ervis Martinaj pasi i dërgon mesazh Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës që e pret tek “Monopol”, komunikon në whats app me pjesën tjetër të grupit ku i kërkon që të vijnë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut.

Ora 21.12 komunikon me numrin 0699***854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21.15 “afrohu në blllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.
Ora 21.16 komunikon me numrin 06821***16 regjistruar me emrin “San” me tekst “afrohu bllok”, “mer nej gje me vetr” dhe ora 21.45 “Ku je?”.

Në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik me emrin Boli është regjistruar numri 0699***854, ndërsa me emrin San numri 0682***816.

Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699***239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19:

– Ku je (shkruan E.Martinaj)
– afrohu
– Po pres Olsin me ik me taku (shkruan Aldoo)
– Te local
– Ols
– Ols
– Mos bono
– Ca veni je
– Lidhu me cunst
– Afroh
– Me arm
– Ok
– Ndalo para lokalit arit
– Ok
– Erdhem
– Jam me Olsin
– Qunat po vin
– Po cunat
– Afroji
– Po sapo dalin nga shpija
– Ti ku je
– Un per 1 sekond aty
– Cunav te dyqani redit rrobave afroh
– A erdhe
– Po te lokali arit jam
– Ku

Detajet e tjera

“Mos të levizi njeri se do iu…”

“Atij nuk i kujohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q…..robt……Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrikja për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët …mos lëviz…”

Çfarë dëshmuan prindërit e këngëtares Elvana Gjata:

Fatmir Gjata, i cili është i ati i Elvana Gjatës, ka deklaruar se ‘Elvanën kam rreth 2 javë që e kam takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e ka nip, me Ervin Matën ka rreth 1 vit që bashkëjeton’.

Donika Gjata, nëna e këngëtares ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ‘kam njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën, Mevjol Bilon e kam nip’.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOJTARI TREGON KLASIN/ Shikojeni superasistin e Iniestas për Podolskin (VIDEO)
Previous article MOURINHO ME “DHIMBJE KOKE”/ Ylli i United s’do jetë i gatshëm ndaj Juventusit

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT