• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Detajet: Kushëriri i Çekajt të 613 kg kokainë U ZU me Ervin Matën para përplasjes me armë
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Detajet: Kushëriri i Çekajt të 613 kg kokainë U ZU me Ervin Matën para përplasjes me armë

28 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur po mbushen dy muaj hetime për masakrën e 4 tetorit 2018 në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj, prokuroria e Tiranës mësohet të ketë identifikuar dhe një person tjetër, që mesa duket është strumbullari fillestar i këtij konflikti. Sipas burimeve ai mësohet të jetë Eldi Dizdari, person ky që ka qënë i pari që është konfliktuar me Ervin Mata dhe kushëririn e Elvana Gjata, Merviol Bilo. Dizdari mësohet të jetë në kërkim policor pasi prokuroria e Tiranës e kërkon për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Metropol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Metropol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.

Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tawer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar.

Ndërkaq, një ndër dëshmitarët që duhet të pyetet në këtë çështje penale është planifikuar të merret dhe rrëfimi i këngëtares Elvana Gjata. Vendodhja e kësaj të fundit nuk është gjendur nga policia, por prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër në të gjitha pikat kufitare që Elvana Gjata sapo të paraqitet në pikat e kalimit kufitar të ndalohet dhe shoqërohet në polici, ku të japë dëshmi për ngjarjen e masakrës së 4 tetorit 2018 në ish-bllok.

Pas 30 ditë kërkime në adresat e deklaruara nga prindërit e Elvana Gjata, policia nuk ka arritur ta gjejë për t’i marrë dëshminë. Për këtë çështje një burim nga prokuroria tha se Elvana Gjata nuk është person në hetim, por një dëshmitare si shumë persona të tjerë. Me mbarimin e afatit 30 ditor, policia ka vendosur një shënim në sistemin TIMS ku kërkohet që në momentin e parë të paraqitjes në kufi të Elvana Gjatës ajo të ndalohet dhe të telefonohen prokurorët e çështjes, të cilën caktojnë një datë paraqitje për të dëshmuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FIJE PËR PE"/ Këngëtarja e famshme bullgare KOPJON hitin e Dhurata Dorës (VIDEO)
Previous article DREJT HOLLYWOOD/ E dashura e Iscos përkrah Penelope Cruz, shkëlqen në rolin e aktores (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT